Microsoft po studion sistemin imunitar për të dhëna mbi COVID-19 - Business Magazine Albania

Microsoft po studion sistemin imunitar për të dhëna mbi COVID-19

Sistemi imunitar i njeriut është i përbërë nga miliona qeliza të bardha të llojit T (limfocitet T), të cilat ndihmojnë në luftimin e viruseve që hyjnë në trup. Kompanitë “Microsoft” dhe “Adaptive Biotechnologies” po zhvillojnë një provë klinike për të identifikuar dhe analizuar mënyrën se si këto qeliza reagojnë ndaj COVID-19. Rezultatet do t’i ndihmojnë ekspertët e mjekësisë të përmirësojnë mënyrën e diagnostikimit dhe trajtimit të virusit si dhe për zhvillimin e vaksinave efektive ndaj tij.

Maçoku i Christy Karras, Fredi, i ka bërë asaj shoqëri gjatë një periudhe të vështirë. “Isha një nga personat e parë në SHBA që u diagnostikova me COVID-19, me një formë të butë të sëmundjes”, Christy Karras, pjesëmarrëse në studim.  Pasi u shërua, shkrimtarja e cila jeton në Siatëll dëshiron të bëjë më shumë. “Nuk më pëlqen kur më marrin gjak, por jam e lumtur ta bëj këtë gjë në emër të shkencës”.

Zonja Karras mori pjesë në një studim klinik të quajtur “ImmuneRACE” apo Gara e Imunitetit”, të kompanive “Adaptive Biotechnologies” dhe “Microsoft”. Një nga drejtuesit kryesorë të projektit, Lance Baldo, thotë se prova ende në fazë studimi është e ndryshme nga provat aktuale diagnostikuese apo ato që lidhen me antitrupat. “Ata përqendrohen më shumë tek efektet e virusit në trup. Ne po shohim efektin e trupit tek virusi”, thotë ai. “ImununeRACE” do të analizojë se si reagojnë ndaj COVID-19 sistemet imunitare të njerëzve të ndryshëm, duke studiuar reagimin e qelizave të bardha T apo limfocitet T. Ata janë qelizat e para të sistemit imunitar që priren të reagojnë kur trupi përballet me një infeksion viral siç është COVID-19″, thotë ai.

Identifikimi i këtyre reaksioneve fillestare mund të ndihmojë në krijimin e një testi diagnostikues që zbulon praninë e COVID-19 më shpejt dhe më një saktësi më të madhe sesa testet aktuale. Duke parë se si reagojnë limfocitet T mund të sigurojmë të dhëna që mund të ndihmojnë studiuesit për të përgatitur mënyra më efikase mjekimi e vaksina. “Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të shohim përgjigjen e sistemit imunitar duke parë ndryshimet mes pacientëve, për të kuptuar se cilat janë ndryshimet në përgjigjen që jep çdo sistem imunitar”, shton zoti Baldo.

Studimi pritet të zbatohet tek një mijë vetë të regjistruar për të marrë pjesë në provën klinike prej 24 qyteteve të ndryshme këtu në SHBA si dhe mbi 3 mijë kampionë të tjerë të marrë nga Afrika dhe Evropa. “Adaptive dhe Microsoft përdorin algoritmin e kompiuterit për të nxjerrë informacion nga kjo sasi e madhe të dhënash, për ta bërë atë të kuptueshëm”.

Për zonjën Karras kjo është një mënyrë për të kuptuar se si u sëmur. “Ajo që më bën të shpresoj është ideja që ndoshta diçka e mirë mund të dalë prej gjithë kësaj dhe mbase gjithashtu do t’u japë edhe njerëzve të tjerë shpresë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0