Microsoft Lumia prezantohet me 11 nentor - Business Magazine Albania

Microsoft Lumia prezantohet me 11 nentor


Microsoft e ka publikuar nje pamje te pare te modelit te pare te telefonit Lumia qe do ta mbaje emrin e kompanise amerikane, dhe ne posterin e publikuar ne Facebook shihet se data e prezantimit te ketij telefoni do te jete 11 nentori.
Ne postim, perveç dates shihet edhe kamera e perparme e telefonit, ndersa Microsoft ka dal me moton “Te medhenj ne pervoja”, per modelin e saj te pare qe do te quhet Microsoft Lumia, ne vend te Nokia Lumia qe ishte me pare ne modelet e telefonave qe bazohen ne platformen mobile te kompanise.

Sipas thashethemeve dhe raporteve te para, pritet qe modeli i pare i telefonit te Microsoft te jete ne segmentin e modeleve te perballueshme, me specifika mbase mesatare.

Me heret, Microsoft pati deklaruar gjithashtu se telefonat e saj te rinj pa emrin e Nokias do te zbulohen se shpejti. Dhe postimi i sotem ne Facebook mund te jete duke iu referuar ketij modeli.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0