Nga Mendrit Shehu
Microsoft ka pranuar se qëndrimi i tyre ndaj open-source ka qenë i gabuar, pasi kompania luftoi me Linux për vite me radhë për të dominuar desktop-in. Ish CEO i Microsoft, Steve Ballmer, në vitin 2001 e ka quajtur Linux një kancer të pronësisë industriale që ngjitet kudo.
Presidenti i Microsoft Brad Smith, tashmë beson se kompania e ka pasur gabim. “Microsoft ishte në anën e gabuar të historisë kur open-source shpërtheu në fillim të këtij shekulli,” tha Smith gjatë një eventi. Smith është pjesë e Microsoft që prej më shumë se 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open-source.
“Lajmi i mirë është se, nëse jeta është e gjatë, ju mund të mësoni…. se ka ardhur momenti për të ndryshuar,” shtoi Smith. Microsoft ka ndryshuar shumë që nga dita, kur e quante Linux një kancer.
Lexo: Bill Gates parashikoi virusin në 2015, ja ç’thotë ai tani
Gjiganti i softuerit sot është kontribuesi më i madh në botë në projektet open-source duke sfiduar Facebook, Docker, Google, Apache dhe shumë të tjerë. Microsoft gradualisht ka adoptuar open- source vitet e fundit, që nga PowerShell, tek Visual Studio Code e madje edhe motori origjinal javascript të Microsoft Edge. Microsoft ka bashkuar forcat me Canonical për të sjellë Ubuntu në Windows 10 , dhe ka blerë Xamarin për të ndihmuar zhvillimin e aplikacionit për celularët dhe GitHub për të mirëmbajtur strukturën e të dhënave për arkivimin e dokumenteve dhe hostimin e web për zhvilluesit software.
Microsoft madje po integron Linux Kernel gjatë përditësimit të Windows 10 që pritet të dalë këtë muaj, dhe shfletuesi Edge gjithashtu ka kaluar në motorin e shfletuesit Chromium. Microsoft po bashkëpunon gjithashtu me komunitetet open-source për të krijuar PowerToys për Windows 10 ,dhe filozofia e re open-source mund të nënkuptojë se do të shohim më shumë përpjekje open-source në Windows në vitet në vazhdim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto