Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë ndërkombëtarë vijnë në Shqipëri për ACT NOW 2025 - Business Magazine Albania

Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë ndërkombëtarë vijnë në Shqipëri për ACT NOW 2025

Teksa ACT NOW ka ndezur motorrët që premtojnë për një event të madh këtë fund maji në Tiranë, janë zbuluar disa informacione lidhur me atë që pritet të ndodhë më tej, duke zbuluar emrat e folësve si edhe procesin e realizuar deri më tani mbi përzgjedhjen e aplikantëve për çmimet.

Ndërkohë që pritet të zbulohen ende emra të rinj, janë publikuar disa nga folësit që do të ngjiten në skenë gjatë konferencës së 30 majit, për të ndarë me audiencën përshtypjet e tyre dhe parashikimet mbi trendet dhe tematikat më të përfolura si Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike: “Quantum-ready world”, “Digital Trust in the Age of Deepfakes”, “The Next Era of Secure Access and Identity”,  “Startups & Scaleups” e shumë të tjera. Folësit, si përfaqësues të kompanive lidere në industrinë teknologjike që po udhëheqin revolucionin digjital, do të ndajnë gjithashtu vizionin dhe pikëpamjet e tyre për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Ata do të analizojnë se si e shohin të ardhmen përballë kërcënimeve kibernetike në rritje, zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, si dhe sfidave që lidhen me inovacionin dhe qëndrueshmërinë.

Në skenën e ACT NOW do të ngjiten Kozeta Garrett dhe Onur Koc nga Microsoft, Diana Fernandez nga Oracle, Petar Markota nga Check Point, Vladimir Vuković nga SuperMicro, Jelena Milošević dhe Nina Lozo nga IBM, Eric Piroux nga Entrust e të tjerë që do të bëhen të ditur në vijim.
Mes të ftuarve do të jenë prezentë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore në një panel diskutimi për të ndarë pikëpamjet e tyre mbi të ardhmen e Shqipërisë Digjitale.

Konferenca do të përmbyllet nga një bisedë mes përfaqësuesve nga Bordi Drejtues i ACTI-it dhe Anëtarë të ACTI-t, të cilët me vizionin e tyre si themelues të këtij këshilli dhe të kësaj iniciative synojnë të hapin një kapitull të ri për rrugën e Shqipërisë drejt Programit të Europës Digjitale.

Lexo edhe:Si ACT NOW po e lidh ekosistemin rajonal të inovacionit/Kushtrim Shala: Po ndërtojmë urat për Shqipërinë Digjitale

Mbrëmja e datës 30 maj është e rezervuar për darkën Gala të ndarjes së çmimeve, ku aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësi të prezantojnë zgjdhjet e tyre përpara jurisë që do të përzgjedhë fituesin e çmimit të madh ACT NOW Grand Prize, të përbërë nga: znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, z. Sokol Duma, Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Mirlinda Karçanaj Drejtoreshë e Përgjithshme e AKSHI, z. Igli Tafa Drejtor i Përgjithshëm i AKSK, z. Josh Miekley, Human- Centered Strategist, z. Aleksandër Biberaj, Drejtues i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, dhe znj. Leonora Kusari, Drejtuese dhe Koordinatore Rajonale BIP, SME F&D në BERZH.

ACT NOW 2025 priti 72 aplikime tejet cilësore dhe konkurruese, të cilat u paraqitën për tri prej çmimeve: Grand Prize, Youth Prize dhe Cyber Drill Prize. Aktualisht, këto aplikime po i nënshtrohen një procesi rigoroz vlerësimi nga juria, me qëllim përzgjedhjen e iniciativave inovative dhe me impakt.

Juria e ACT NOW 2025 u mblodh më 14 Maj për të diskutuar rreth kritereve të vlerësimit dhe për të përcaktuar procesin e përzgjedhjes së listës të kandidatëve për çmimin e madh, i cili do të shpërblejë fituesin me një shumë prej 50,000 eurosh. Juria do të realizojë takime të ardhshme për të përgatitur dhe publikuar listën finale të 10 aplikantëve për Grand Prize, mes dhjetëra aplikimesh cilësore, të cilët do të prezantojnë zgjidhjet e tyre përpara jurisë më datë 26 maj, moment që do të përcaktojë përzgjidhen e 6 startupeve finale që do të jenë pjesë e mbrëmjes Gala të ndarjes së çmimeve. 6 startupet e përzgjedhura do të kenë mundësi të shpërfaqin vlerat e tyre me të pranishmit gjatë prezantimeve, ku një prej tyre do të shpallet fitues i çmimit të madh ACT NOW Grand Prize. Do të vlerësohen gjithashtu projekti më i mirë rinor dhe fituesi i Sfidës «Cyber Drill».

Eventi Gala i mbrëmjes së 30 majit, ka rezervuar edhe nje panel të veçantë me investitorë duke sjellë në qendër të vëmendjes fuqinë që qëndron pas kapitalit. Paneli do të mirëpresë investitorë nga rajoni e bota si si: znj. Eli Zhabevska nga South Central Ventures, z. Keo Sar nga Dream VC, znj. Maria Carolina Romero si Business Angel, znj. Maaike Doyer nga Epic Angels, z. Vuk Lau i Silicon Gardens dhe z. Ardian Hoxha nga Keiretsu Forum Southeast Europe.

ACT NOW 2025 do të jetë arena që do të bashkojë ata që ndajnë të njëjtin vizion për teknologjinë inovacionin dhe të ardhmen, në një event ekskluziv në Tiranë, që pritet të jehojë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Email: info@acti.al 

Website: https://now.acti.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0