Microsoft-i lehteson blerjen e PC-ve per studentet - Business Magazine Albania

Microsoft-i lehteson blerjen e PC-ve per studentet


Microsoft-i gjate dites se marte leshoi nje program per t’iu mundesuar studenteve nje menyre me te lehte per te blere kompjutere personale me sistemin operativ Windows.
 
Ky program “Chip In” iu mundeson studenteve qe te marrin donacione nga familja dhe shoket per blerjen e PC-ve te reja.
Programi funksionon keshtu: Nje student zgjedh nje pajisje te re me Windows ne faqen “Chip In”, pastaj krijon nje faqe si fushate dhe e shperndan ate me shoket dhe familjen, duke iu kerkuar qe te ndihmojne ne blerjen e kompjuterit. Microsoft-i kontribuon me 10 per qind per blerjen e PC-se si donacion fillestar.
 
Kur te arrihet shuma e kerkuar per blerje, studenti merr nje kod per ta blere pajisjen nga MicrosoftStore.com. Edhe pse cdokush mund te zgjedhe nje profil per te financuar (prinderit, te afermit, ose vete studentet, vetem nje student me e-mail adresen .edu ose me karten nderkombetare te identitetit te studentit (ISIC) mund te marre kuponin per ta blere nje kompjuter. Ne te njejtin cmim perfshihet po ashtu nje abonim kater vjecar ne Office 365 University.
 
Ky program i sapolajmeruar do te filloje me 1 shtator. Nje zedhenese e Microsoft-it kishte thene per Mashable se kjo qasje eshte risi per ndermarrjen dhe industrine. “Ju mendoni per te gjitha keto blerje te medha qe ne i bejme pergjate jeteve tona dhe shume na vijne si dhurata,” tha Kristina Libby, qe eshte kryetare e relacioneve publike me konsumatoret e Windows-it.
 
“Keshtu, duke perkrahur komunitetin tuaj per te blere nje te mire te madhe, ne mendojme qe do te behet nje praktike shume me standarde pergjate tere industrise.” Microsoft-i kohe me pare iu kishte dhene pa pagese nje Xbox 360 studenteve te cilet blejne nje PC te ri me Windows qe kushtonte 699 dollare. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0