Meta fshin 6.8 milionë llogari WhatsApp-i të lidhura me grupet kriminale - Business Magazine Albania

Meta fshin 6.8 milionë llogari WhatsApp-i të lidhura me grupet kriminale

Meta shton veçori të reja nga AI në WhatsApp

Kompania mëmë e WhatsApp, Meta, ka fshirë 6.8 milionë llogari në këtë platformë, pasi ato rezultuan të ishin të lidhura me qendra kriminale mashtrimi që synonin përdorues nga mbarë bota.
Fshirja e llogarive, që sipas Meta-s ndodhi gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të kompanisë për të goditur fenomenin e mashtrimeve në internet.

Në një njoftim të dhënë të martën, Meta bëri të ditur gjithashtu se po prezanton mjete të reja sigurie në WhatsApp, për të ndihmuar përdoruesit të dallojnë më lehtë mashtrimet. Këto përfshijnë një përmbledhje sigurie që do të shfaqet automatikisht sa herë që një person i panjohur shton një përdorues në një grup, si dhe njoftime testuese që i sugjerojnë përdoruesit të ndalojnë dhe të reflektojnë përpara se të përgjigjen.

Lexo edhe: AMA dhe platforma “X” e Elon Musk bashkohen kundër urrejtjes online

Mashtrimet po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe më të sofistikuara në botën digjitale të sotme. Oferta që duken shumë të mira për të qenë të vërteta, apo mesazhe të padëshiruara, përpiqen të vjedhin të dhënat personale ose paratë e konsumatorëve. Nga telefonat tanë e deri te rrjetet sociale, mashtrimet janë gjithnjë e më të pranishme në çdo cep të internetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur.”
— Christopher Reeve
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0