Mësuesit në Nju Jork kundër kthimit në auditore

Mësuesit në Nju Jork kundër kthimit në auditore

Mësuesit

Në fillim të gushtit, mijëra prindër, arsimtarë, nxënës dhe pjestarë të komunitetit mbushën rrugët në mbi 25 shtete amerikane për të bërë thirrje për shkolla të sigurta dhe të drejta.

Protestat, të organizuara si Dita Kombëtare e Rezistencës, u thirrën për të ngritur shqetësime se ndërsa koronavirusi ende vazhdon të përhapet, rihapja e shkollave për kthimin e studentëve nëpër klasa është e rrezikshme. Çështja është bërë politike me shtimin e presionit nga Shtëpia e Bardhë dhe shumë guvernatorë shtetesh për të rihapur klasat. Materiali në vazhdim flet mbi demostratat në qytetin e Nju Jorkut.

Mijëra prindër, arsimtarë, studentë dhe pjestarë të komunitetit marshuan nëpër rrugët e Manhatanit në fillim të gushtit për të kërkuar shkolla të sigurta dhe të barabarta. Joseph Wolf është mësues historie.

“Humbëm një koleg nga koronavirusi në muajin prill. Nuk duam që mësues të tjerë të humbasin jetën këtë shtator. Duam arsimim në distancë për t’i mbajtur të gjithë të sigurtë.”

Në Nju Jork, sikurse shumë shtete, shkollat do të rihapen në bazë të kushteve rajonale. Në qytetin e Nju Jorkut, nxënësit do të shkojnë në klasë deri tre ditë në javë. Bill de Blasio është kryetar i bashkisë së Nju Jorkut.

“Për shumicën e fëmijëve dhe të shkollave, ata do të shkojnë në klasa dy ose tre ditë në javë në varësi të javës. Disa shkolla të tjera do të kenë një dinamikë të jashtëzakonshme dhe mund të diskutojmë edhe rreth kësaj.”

Nëse do të ketë një rast infektimi në shkollë, e gjithë klasa do të vihet në karantinë për dy javë. Nëse do të ketë dy raste pozitive në dy klasa të ndryshme, e gjithë shkolla do të vihet në karantinë.

Por për shumë mësues në protestë, dërgimi i nxënësve dhe arsimtarëve në klasa është i parakohshëm. Ata theksojnë se rreth 1.5 milion arsimtarë, ose një në katër, kanë probleme shëndetësore pararendëse që i bën ata më të rrezikur nëse infektohen me COVID-19. Ronnie Almonte është mësues.

“Shkollat tona janë të mbipopulluara, pa sistemin e duhur të ajrosjes apo mungesa të tjera – dhe ata duan të na dërgojnë në klasa, edhe pse rastet po shtohen në shkallë kombëtare dhe nuk ka asnjë plan dhe shkurtime buxhetore. Në asnjë mënyrë.”

Shkolla ku Lawrence Tenkhin vazhdonte klasën e pesët është mbyllur që nga mesi i marsit. Por ai shpreson të kthehet në shkollë së shpejti. Ai është i informuar për pandeminë por ëndërron të lozë me miqtë e tij dhe të shkojë në klasë dhe jo në bëjë mësimet në internet.

“Më ka marrë malli për miqtë, mësuesit dhe dua të kthehem në klasë.”

Meril Mousoom është nxënëse e klasës së njëmbëdhjetë.

“Kemi një plan sharlatan për rihapjen. Sepse shkollat nuk do të kenë fondet e duhura, burimet e duhura dhe nuk do të studiojmë lëndët që duam apo të kemi mësuesit që nevojiten.”

16 vjeçarja thotë se ajo ndan të njëjtin mendim me shokët e klasës së saj.Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin e Nju Jorkut, Dianne Morales, e mbështet këtë pikpamje.

“Kam qënë mësuese, punonjëse e kujdesit social dhe jam prind e dy fëmijëve me program individual arsimimi. Prandaj besoj tek mbështetja për arsimtarët dhe studentët që të mos kthehen në shkollë deri sa shkollat të jenë të sigurta.”

Megjithatë, shkollat në shtetet Xhorxhia, Misisipi dhe shtete të tjera po rihapen pavarësisht shfaqes së disa rasteve me koronavirus tek nxënësit dhe punonjësit e shkollave. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0