“Mësonjëtorja Virtuale Mëso Shqip” platforma për mësimbërjen online, ofronë shërbimin pa pagesë

“Mësonjëtorja Virtuale Mëso Shqip” platforma për mësimbërjen online, ofronë shërbimin pa pagesë


 

Portali “Mesonjëtorja Virtuale Mëso Shqip” është një portal i ndërtuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, me fokus mësuesit në Diasporë, që të mund të krijojnë klasat virtuale me nxënës të diasporës shqiptare, por dhe me nxënës të huaj që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe.

Lexo: Covid-19: Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2020

Portali është një investim i një grupi ekspertësh, që ofrohet pa pagesë vetëm për mësuesit në diasporë si një mjet për të arritur tek nxënësit e tyre duke kapërcyer të gjitha barierat fizike, të kohës dhe problemet sociale. Interesi për mësimin e gjuhës shqipe është në rritje dhe kjo është një e dhënë që i bënë ata të ndihen krenar për punën e kujtdo që investon kohë dhe energji në këtë proçes.

Por, në kushtet e emergjencës globale nga Koronavirusi, administratorët e Platformës vendosën të ofrojnë shërbimin e portalit pa pagesë për të gjithë mësuesit, për të organizuar klasat virtuale dhe për t’i ardhur në ndihmë mësimbërjes.

Portali ofron të gjitha lehtësirat për të organizuar një orë mësimi, por edhe të kontrollit të nxënësve në kohë reale. Komunikimi live është shumë jetik në proçesin e nxënies. Pikërisht këtë ofron Platforma komunikim live dhe ndërveprim live midis mësuesit dhe nxënësve, por edhe ndërveprim midis vetë nxënësve si në një orë mësimi normale.

Lexo: Gjatë një pandemie, çfarë do të thotë të jesh vendi më i lumtur në botë?

Platforma është teknologjia për të organizuar mësimdhënien online me të gjitha parametrat dhe standardet e mësimdhënies në përmbushje të objektivave të çdo lloj programi mësimor panvarësisht ciklit të studimeve. Objektivi aktual i realizuesve të kësaj Platforme është ardhja në ndihmë të stafeve mësimore, me qëllimin e vetëm përcjelljen e njohurive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0