Covid-19: Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2020

Covid-19: Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2020


 

Akti Normativ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.88/2019 “PËR BUXHETIN E VITIT 2020” bën të mundur alokimin e një Pakete Financiare prej 12 miliardë lekë për përballimin të situatës emergjente të krijuar nga Pandemia COVID-19.

Lexo: Dekani i UET: Garancia financiare për biznesin, opsioni më i mirë

Akt Normativ i miratuar nga Keshilli i Ministrave alokon fondet buxhetore drejt financimit të sektorit te shendetesise per pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe sherbimet e tjera te nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale, në kuadër të saj.

Në mënyrë të detajuar ndryshimet në Buxhetin e vitit 2020 sipas këtij Akti Normativ synojnë mbështetjen e shtyllave bazë të përpjekjeve kundër pasojave të COVID 19, duke siguruar:

6.5 miliardë lekë Fond për Paketën Sociale anti-COVID“ në mbështetje të punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proçeseve të punës në shkallë vendi duke përfshirë shtresat në nevojë, personat që humbasin punët dhe komunitetet, që do të rezultojnë më të dëmtuar;

2.5 miliardë lekë Fond në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Strukturave Spitalore, për të siguruar furnizimin me medikamente, aparatura dhe urgjenca të ndryshme dhe në mbështetje të stafeve mjekësore;

1 miliard lekë në drejtim të Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit, për krijimin e hapësirës për financimin e shpenzimeve të domosdoshme me karakter të paparashikuar, për muajt në vijim;

2 miliardë lekë rialokim drejt një Fondi Emergjence për të siguruar furnizimin me ushqim të komuniteteve të caktuara, që do të rezultojnë të prekura nga pandemia, apo për familje me ndihmë ekonomike dhe pensionistë të vetmuar që do të kene nevojë për ndihmë direkte.

Lexo: Gjatë një pandemie, çfarë do të thotë të jesh vendi më i lumtur në botë?

Njëkohësisht, ky fond do të përdoret edhe për:

  • Nevoja të ekipeve mjekësore, si në spitalet civile ashtu edhe në spitalin ushtarak,
  • Përditësime në buxhetin e Pushtetit Vendor, të cilat krijojnë mundësitë, që edhe qeverisja vendore të jetë pjesë e mbeshtetjes së situatës se krijuar,
  • Amortizim të reduktimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën e masave për përballimin e COVID 19 dhe të impaktit të mëvonshëm,
  • Rishikimin e indikatorëve makroekonomikë duke treguar kujdes maksimal për t’i orientuar burimet buxhetore drejt sektorëve më emergjentë dhe për të bërë të mundur mbështetjen ndaj qyetatarëve.

Mbështetje për Sektorin Privat në përballimin e situatës, në formën e instrumentit të Garancisë Sovrane në masën 11 miliardë lekë (100 milionë USD). Kjo shumë do të shkojë si garanci për kompanitë, që do të gjenden përballë vështirësisë për pagesën e pagave të punonjësve gjatë këtyre muajve. Kjo garanci per kredi afatshkurtra, ka për qëllim të sigurojë që cdo familje të ketë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kësaj situate të vështirë.

Ky Akt Normativ bën të mundur faktorizimin e nevojave për përballimin e situatës, duke reflektuar rritjen e defiçitit buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB, nga 2.2 % të PBB që pritej sipas buxhetit fillestar dhe për rrjedhojë, rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB.

Parashikimet sasiore për impaktin negativ të COVID-19 në ekonomi, mbeten ende të paqarta edhe në Shqipëri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka realizuar një vlerësim të impaktit që pritet në sektorët e turizmit, transportit, tregtisë etj., dhe ngadalësimin e përkohshëm të investimeve totale dhe eksporte. Përmes këtij vlerësimi, për hartimin e këtij Akti Normativ, rritja ekonomike reale e vendit është parashikuar në nivelin 2%.

Lexo: “Baboon” shpërndan ushqim për stafin e spitalit Infektiv

Parashikimi i rritjes ekonomike, si dhe të gjithë variablave të tjerë makroekonomikë, do të jetë subjekt rishikimesh në vijimësi të qartësimit të dinamikës së situatës.

Në vijim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të ndjekë me kujdes maksimal ecurinë e treguesve kryesorë, me objektiv primar përmirësimin e tyre gradual dhe ruajtjen e qendrueshmërisë fiskale.

Burimi: Top Channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0