Mëso teknikat për ta kthyer suksesin në stil jetese në konventën "Suksesi është qëllimi yt! - Business Magazine Albania

Mëso teknikat për ta kthyer suksesin në stil jetese në konventën “Suksesi është qëllimi yt!

A e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë i dallon të suksesshmit nga të tjerët? Përgjigjja është e thjeshtë: ata veprojnë ndryshe! Në konventën “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, ti do të mësosh teknikat që do të transformojnë mënyrën si mendon, si vepron dhe si arrin qëllimet e tua. Ky është eventi që do të ndryshojë drejtimin tënd.

Konventa “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, tashmë është bërë pjesë e pa ndarë e atyre që e duan suksesin dhe janë pro ndryshimit pozitiv të vetvetes. Mirëpo, sa është e rëndësishmë për ty të arrish sukses? A dëshiron të mësosh teknika se si të përballesh me ndryshimin? A ke menduar se si dhe cila është rruga drejtë realizimit të planeve dhe qëllimeve madhore që ke?

A ke menduar ndonjëherë të bësh një veprim ndryshe, t’i bashkohesh një eventi special, t’iu bashkohesh personave të jashtëzakonshëm të cilët ndajnë idetë e tyre, si dhe shkëmbejnë njohuri për vetë-zhvillim dhe përballje me ndryshimet që ballafaqohemi, për të dalë FITIMTAR?

Lexo edhe:Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda ju mjaftojnë për të reduktuar stresin

Ky, është momenti dhe vendi i duhur për të adresuar kërkesat për spikerët preferencial që keni. Ky mega event, bashkon një herë në vit ekspertët më të mirë, vendor e ndërkombëtar, të cilët janë Maestro të fushëveprimtarisë dhe profesionit që ata kanë. 

Konventa u ofron gjithmonë pjesëmarrësve të saj:

  • Trajnim;
  • Rrjetëzim;
  • Inspirim për të vazhduar tutje; dhe
  • Transmeton fuqinë e transformimitzhvillimit personal e profesional të tyre.

TANI, JU e keni rradhën për të shfrytëzuar këtë mundësi: të investoni në vetëpërmirësimin tuaj dhe të mësoni nga persona të jashtëzakonshëm. Bëhuni pjesë e kësaj konvente, duke e sfiduar veten për të zbuluar aftësitë dhe potencialin e pazbuluar që ndodhet brenda jush.

Kur: 26/10/2024 | Ku: Cinestar, Prishtina Mall, Prishtinë

Rezervo: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScMi7ZdSdcX8j61BjGLMtNKnMZWVKjBcY5_kwK6xffi_gfNEg/viewform?usp=pp_url 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0