Tourism Fair Albania 2026 rikthehet në Tiranë, duke bërë bashkë profesionistët e turizmit nga e gjithë bota - Business Magazine Albania

Tourism Fair Albania 2026 rikthehet në Tiranë, duke bërë bashkë profesionistët e turizmit nga e gjithë bota

11 dhe 12 shkurt 2026, Tirana do të mirëpresë Edicionin e 4-t të Tourism Fair Albania (TFA26), panairin më të madh të dedikuar sektorit të turizmit në Shqipëri. Eventi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe është i hapur për publikun e gjerë, duke ruajtur njëkohësisht një fokus të qartë B2B, të orientuar drejt bashkëpunimeve profesionale dhe takimeve mes aktorëve të industrisë së turizmit ndërkombëtar.

Panairi do të hapet zyrtarisht me Ceremoninë e Hapjes më 11 shkurt, në orën 10:00, në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve, me pjesëmarrjen e Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe profesionistëve të sektorit.

Tourism Fair Albania është konsoliduar ndër vite si një platformë strategjike e industrisë së turizmit, duke bashkuar operatorë turistikë, destinacione, struktura akomoduese, DMC, kompani të sektorit HoReCa, teknologji për sektorin e mikpritjes, institucione publike dhe blerës profesionistë ndërkombëtarë, me fokus në bashkëpunime konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Një platformë me impakt ndërkombëtar

TFA26 do të sjellë në Tiranë 40 blerës ndërkombëtarë nga mbi 18 vende të botës, përfshirë tregje me potencial të lartë si SHBA, Kanada, Japoni, Kinë dhe Tajlandë, si dhe tregje kyçe europiane si Anglia, Gjermania, Irlanda dhe Franca. Përmes kësaj platforme, panairi synon të forcojë pozicionimin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik gjithëvjetor, duke nxitur flukse të reja turistësh dhe marrëveshje konkrete biznesi për sezonet në vijim.

Lexo edhe: Elite Travel Group, partner strategjik në panairin Tourism Fair Albania: Konventa “E ardhmja e sektorit të mikpritjes”

Program profesional dhe diskutime strategjike

Gjatë dy ditëve, Tourism Fair Albania 2026 do të ofrojë një program të pasur profesional, me mbi 15 panele diskutimi mbi tematika aktuale dhe strategjike të sektorit të turizmit, si: promovimi dhe pozicionimi i destinacioneve në tregun global, teknologjia në sektorin e mikpritjes, punësimi, bashkëpunimi ndërrajonal, standardet dhe cilësia e shërbimit, digjitalizimi i proceseve dhe pagesave, si dhe inteligjenca artificiale në turizëm.

Panelet do të sjellin jo vetëm analiza dhe perspektiva profesionale, por edhe përvoja konkrete nga ekspertë të njohur të sektorit, si dhe nga profesionistë të terrenit që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e industrisë së turizmit.

Hapësirë edhe për publikun e gjerë

Përveç dimensionit profesional, panairi mbetet i hapur edhe për publikun e gjerë, duke ofruar një përvojë dinamike dhe gjithëpërfshirëse. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me kulturën, traditat dhe ofertën turistike të Shqipërisë dhe rajonit, përmes prezantimeve, performancave artistike dhe aktiviteteve që e kthejnë panairin në një event të gjallë dhe të aksesueshëm për të gjithë.

Ftesë për median

Media vendase dhe rajonale janë të ftuara të marrin pjesë dhe të mbulojnë nga afër Ceremoninë e Hapjes, eventet B2B, panelet profesionale dhe dinamikën e panairit përgjatë dy ditëve.

Për më shumë informacion:

Tourism Fair Albania 2026
Data: 11–12 shkurt 2026
Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, Tiranë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0