Drejtuesi i NVIDIA, Jensen Huang, ka dhënë një mesazh të qartë për brezat e rinj në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta, mësoni të përdorni inteligjencën artificiale.
Lexo gjithashtu: Ky ndryshim në mënyrën se si i përdorim mediat sociale mund të na e bëjë ditën më të mirë
Sipas tij, nuk është e nevojshme që të rinjtë të zotërojnë çdo aspekt teknik të inteligjencës artificiale për të pasur sukses. Përkundrazi, aftësia për ta përdorur atë në mënyrë praktike dhe inteligjente është ajo që do të bëjë diferencën në tregun e punës.
“Ajo është e ardhmja. Nuk do t’ju zëvendësojë, por do t’ju ndihmojë”, është shprehur Huang, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes njeriut dhe teknologjisë.
Ekspertët e industrisë theksojnë se inteligjenca artificiale po transformon mënyrën e punës në shumë sektorë, duke automatizuar procese dhe duke përshpejtuar analizën e të dhënave. Megjithatë, roli i njeriut mbetet thelbësor, sidomos në drejtimin strategjik, interpretimin dhe përdorimin etik të këtyre teknologjive.
Ky mesazh vjen si një sinjal i qartë për të rinjtë: në një botë gjithnjë e më digjitale, aftësia për të punuar me AI është tashmë një domosdoshmëri, jo më një avantazh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto