Merkel mbështet Kinën kundër aleancës BE-SHBA - Business Magazine Albania

Merkel mbështet Kinën kundër aleancës BE-SHBA

Merkel

Kancelarja gjermane tregohet vigjilente kundrejt krijimit të fraksioneve

Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi thirrjet e Joe Biden për krijimin e një aleance  mes Europës dhe SHBA-së, kundër Kinës. Në fjalimin virtual në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit ajo u shpreh se duhen shmangur ndërtimet e fraksioneve që mund të çojnë në formimin e një Lufte të Re të Ftohtë, mes Kinës dhe aleancës transatlantike BE-SHBA.

Ndërsa administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po kërkon të grupojë së bashku demokracitë për të përmbajtur Kinën, Merkel ishte dukshëm e kujdesshme në lidhje me formimin e fraksioneve.

“Unë do dëshiroja shumë shmangien e ndërtimit të fraksioneve. Nuk mendoj se është e drejtë për shumë shoqëri, nëse do të shpreheshim se këto janë Shtetet e Bashkuara, atje është Kina dhe ne të grupohemi me njërën ose tjetrën. Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojnë gjërat” – u shpreh Kancelarja.

Referuar fjalimit që mbajti Presidenti Jinping në po të njëjtin forum, Merkel shprehet: “Presidenti kinez foli dje dhe unë pajtohem me të. Ne kemi nevojë për aleancë mes shumë vendeve për të arritur qëllime të përbashkëta.”

“Por ekziston një pyetje ku akoma nuk kemi një marrëveshje. Ndoshta pyetja se çfarë do të thotë kur keni modele të ndryshme shoqërore. Kur fillon ndërhyrja dhe ku mbaron? Kur qëndroni për vlerat elementare që janë të pandashme?” – tha ajo.

Lexo: Ashpërsohen masat në Gjermani/ Merkel: Masat aktuale të pamjaftueshme

Duke vlerësuar marrëveshjen e investimeve BE-Kinë, udhëheqësja gjermane tha se ishte shumë e kënaqur. Ajo vlerësoi reciprocitetin, transparencën mbi subvencionet e shtetit kinez dhe hapjen e mumndësisë për të hyrë në teknologjinë kineze.

Ajo më pas bëri thirrje që Presidenti Biden të gjejë gjuhë të përbashkët me BE për taksimin e kompanive dixhitale.  Të dy udhëheqësit folën në telefon përpara fjalës së saj të hënën.  Dyshja ranë dakord që pandemia COVID-19 dhe sfidat e tjera globale mund të trajtohen vetëm përmes një bashkëpunimi më të ngushtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0