Ai quhet “’Vision Van”, është i gjithi elektrik, ka rreth 100 kuaj-fuqi dhe mund të udhëtojë deri në 270 km me një karikim të vetëm. Duke përdorur software dhe robotë, paketat janë skanuar, renditur dhe vendosur në mbajtëse të veçanta.

Dronët Matternet M2 ndalojnë në pjesën e sipërme të fugonit mbi një derë që hapet kur është koha për të dorëzuar një paketë. Ata gjithashtu janë projektuar për të ndjekur furgonin, në rast se ai duhet të zhvendoset. Dronët mund të mbajnë ngarkesa deri në 1.9 kg për 19 kilometër me një karikim të vetëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.