Mënyrat për të qenë një shef i pëlqyeshëm nga punonjësit

Mënyrat për të qenë një shef i pëlqyeshëm nga punonjësit


Amazon ka pothuajse një milionë tituj me libra rreth menaxhimit. Një pjesë shumë e vogël janë vërtet të mirë për t’u lexuar.

Por kur jeni shumë të zënë duke drejtuar kompaninë dhe as nuk keni kohë për të? Ja këshillat e mia për të qenë një shef i pëlqyeshëm nga punonjësit:

1. Adaptoni stilin tuaj të menaxhimit për individin
Derisa çdokush është unik, nuk ka një stil menaxhimi të vetëm që u përshtatet të gjithëve. Prandaj, ashtu siç ia shpjegoni çdo punonjësi në mënyrë ekzakte se çfarë kërkoni prej tyre, kërkoni në mënyrë aktive sugjerimet dhe idetë e punonjësve rreth asaj se si mund të merrni punën më të mirë nga ai ose ajo.

2. Adresoni sjelljet problematike shpejt
Kriticizmi jepet më mirë në kohë reale ose menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes. Nëse prisni derisa problemet të acarohen, ju përfundoni duke i bërë më keq ato probleme, sepse personi tjetër mësohet me sjelljen problematike.

3. Pranoni “injorancën” më shpesh
Kur veproni si një që i di të gjitha, ju i vidhni punonjësve tuaj mundësinë që të mendojnë dhe të rriten. Punonjësit ju respektojnë më shumë nëse ju jeni i gatshëm të pranoni se ata nuk i dinë të gjitha. Në vend që të bëni moral, bëni pyetje që nxjerrin kreativitetin e punonjësve.

4. Adaptoni treguesë të thjeshtë por të rëndësishëm
Punonjësve u duken ngatërruese skemat e matjeve komplekse. Përdorni treguesë që janë mjaftueshëm të thjeshtë për një punonjës që t’i kuptojë me një shikim dhe t’i lidhë sjelljet em atë që ju po përpiqeni të inkurajoni. Shmangni treguesë që nuk ndikojnë nëmënyrë direkte te punonjësit.

5. Merrni gjithmonënë pyetje
Më mirë se sa të prisni momentin më të mirë për ta bërë këtë, intervistoni kandidatët gjatë të gjithë kohës, edhe kur nuk keni vende vakante për momentin. Përdorni një kombinim të emaili-it dhe të rrjeteve sociale për të qenë në kontakt me kandidatët më të mirë, kështuqë do t’i keni gati kur të keni nevojë për ta.

6. Bëhuni më transparentë
Një shef i cili bën vendime pa shpjeguar arsyetimin pas tyre rrezikon të shfaqet diktatorial dhe arbitror. Edhe nëse ata nuk i pëlqejnë vendimet tuaja, punonjëist do t’i ekzekutojnë në mënyrë më efektive nëse të paktën e kuptojnë se përse e bëtë një vendim.

7. Tregohuni bujarë me burimet tuaja
Paratë janë ato që punonjësit presin nga puna e tyre, jo nga shefi i tyre. punonjësit tuaj duan që ju të jeni bujarë me informacionin, kohën dhe lëvdimin, për të mos përmendur trainimin që vetëm ju mund ta bëni, i cili i nihmon punonjësit ta bëjnë punën e tyre më mirë dhe të bëhen më të suskesshëm.

8. Mos ndërhyni pas delegimit
Me smartphone është shumë e thjeshtë të mbani të hapur tabela për çdo gjë që po ndodh. Ky lloj i mikromenaxhimit, gjithsesi e zhvesh punonjësin nga vullneti për të marrë vendime.

9. Merrni anngazhime të shkruara
Kur keni probleme me një punonjës, bëni një marrëveshje me punonjësin në lidhje me hendekun ndërmjet performancës së punonjësit dhe asaj që kërkohet. Kërkojini punonjëist të ketë një plan për të adresuar problemin. Merreni atë të shkruar.

10. Punësoni për qëndrimet, jo për eksperiencën
Disa kandidatë “me eksperiencë” thjesht kanë patur eksperienca të këqija. Në vend që të fokusoheni në atë se çfarë ka bërë kandidati juaj për punë në të kaluarën, fokusohuni nëse ata e kanë qëndrimin dhe zotësitë bazë që do t’i bëjnë ata të mrekullueshëm në të ardhmen.

11. Merrni vendime më shpejt
Fiskim pas vendimmarrjes është gjithmonënjë humbje kohe. Më mirë të bëni një vendim relatiisht “të mirë” se sa të prisni për një vendim imagjinar perfekt të “mbijë” nga një situatë prej botës reale.

12. Menaxhoni njerëzit, jo numrat
Mënyra tradicionale e të menduarit në biznes ka të bëjë me numrat. Gjithsesi, shifrat janë rezultat i sa mirë ju po menaxhoni njerëzit. Mënyra më e mirë për të marrë shifra më të mirë është përmirësimi i performancës i individëve që punojnë për ju.

13. Hiqni punonjësit të cilët nuk përpiqen
Nëse një punonjës nuk po mundohet të punojë mirë, nuk po i bëni nder atij/asaj duke e lënë në vend. Jo vetëm që po e pengoni rritjen e atij punonjësi, ju po demoralizoni punonjësit e tjere të cilët duhen të kompensojnë performancën e dobët të atij punonjësi.

14. Rezistojini tundimit për të patur punonjës të preferuar
Ta bëni këtë demoralizon të tjerët, të cilët e dinë se nuk kanë ndonjë rëndësi dhe ndihen sikur përpjekjet e tyre nuk kanë për t’u shpërblyer. Duke patur të preferuar gjithashtu krijon armiqësi kundrejt të preferuerve, të cilët ka gjasa të jenë ehde më pak efektivë në punë.

15. Vendosni prioritete të vetme
Koncepti i tërë i “prioriteti” është ajo “gjëja” që është më e rëndësishmja se të gjitha të tjerat. Çdo punonjës duhet të ketë një prioritet të vetëm që është arritja e tyre më e rëndësishme.

16. Tregoni besnikëri ndaj punonjësve tuaj
Ju në mënyrë të natyrshme i doni punonjësit që t’i keni rreth vetes, dhe jo që t’ju lënë në baltë sapo gjejnënjë punë të re më të mirë. Për të fituar besnikëri, dhuroni besnikëri. Bëjeni angazhim personal për të ndihmuar punonjësit më të mirë që të jenë të suksesshëm edhe nëse do të thotë përpjekje ekstra nga ana juaj.

17. “Shfryni” privatisht dhe jo publikisht
Ndërsa ju pa dyshim e kondsideroni punën e shefit frustruese, nëse i shpërtheni një punonjësi ose i lëshoni një fjalë prerëse, ajo krijon një plagë që nuk mbyllet kurrë plotësisht. Punonjësit tuaj nuk janë thasët e boksit për grushtim! Ata do të jenë më efektivë nëse u tregoni atyre se si të qetësohen gjatë një krize.

 

/Shkruar nga Joeffrey James, Publikuar në Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0