Mënyrat për të qëndruar të motivuar, sipas njerëzve më të suksesshëm të biznesit

Mënyrat për të qëndruar të motivuar, sipas njerëzve më të suksesshëm të biznesit


Ndërtimi i një biznesi të suksesshëm dhe një jete që ju pëlqen kërkon një vetëdisiplinë të madhe. Sipërmarrës të suksesshëm dhe anëtarë të Oracles ndajnë këshillat e tyre kryesore për zotërimin e vetëdisiplinës, në mënyrë që të arrini qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

1. Bëj gjëra të cilat të tjerët nuk janë të gatshëm t’i bëjnë

Të gjithë kanë disiplinë, por shumë e aplikojnë te gjërat e gabuara: versioni i disiplinës për shumë njerëz është një koleksion me zakone të këqija.

Në vend të kësaj, disiplinohuni për të realizuar veprime masive dhe konstruktive që mundësojnë një vlerë më të madhe për jetën dhe biznesin tuaj. Për të patur disiplinë, duhet të keni një dëshirë të madhe për sukses. Bëj gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, që të jetosh një jetë të cilën të tjerët nuk mund ta jetojnë. — Grant Cardone, eksperti i lartë i shitjeve, i cili ka ndërtuar një perandori të pasurive të patundshme prej 500 milionë dollarësh.

2. Perfeksiono mendimet e tua

Disiplina fillon në mendje. Kushtojini rëndësi dhe dëgjojeni veten. Kapni dhe konvertoni çdo mendim negativ, derisa mendimet fuqizuese të bëhen dominante.

Gjithashtu, disiplina ju siguron liri nga çdo gjë që nuk e doni: liri nga frika e dështimit, pasiguritë financiare, kilet e padëshiruara, papjekuria emocionale dhe dembelizmi mendor. Disiplina më e madhe është kontrolli i mendimive. Çdo gjë buron nga mendja. —Peter Hernandez, president i financave në Douglas Elliman.

3. Bëje ekselencën një zakon

Filozofi grek, Aristoteli ka thënë, “Ne jemi ajo çfarë bëjmë vazhdimisht. Ekselenca, nuk është një veprim por një zakon.” Zhvilloni zakone të thjeshta për të siguruar ekselencën. Gjërat e zakonshme me kalimin e kohës bëhen të jashtëzakonshme.

Për t’ia nisur, shkruajini qëllimet tuaj në letër çdo mëngjes, më pas rrethoni tre më të rëndësishmet dhe përkushtohuni për t’i realizuar ato. Zhvilloni një impuls të menjëhershëm për të marrë gjithmonë hapin tjetër logjik që nxit progresin. Gjeni kohën e nevojshme dhe skedulojeni atë në kalendar. Gjërat që planifikohen janë ato që realizohen. — Tom Shieh, CEO i Crimcheck.

4.  Fokusohu tek ëndrrat e tua

Ndjekja e ëndrrave do të ndihmojë të shmangësh tundimet gjatë rrugës dhe do të rrisë fokusin në gjërat që kanë një rëndësi të madhe për ju.

Gjej një pasion që të frymëzon për të arritur më shumë. Ndiqe dhe vrapo me të, duke shtyrë çdo pengesë që të ndalon të arrish qëllimin tënd. Mbaji sytë te çmimi!  — Jonathan Gilinski, sipërmarrës, drejtor ekzekutiv i CapsCanada, dhe themelues i Capsuline.

5. Saktëso qëllimin tënd

Saktësimi i qëllimit (Çfarë unë dua?) i fuqizuar nga pasioni (Pse e dua?) është i domosdoshëm për të përcaktuar  vetëdisiplinimin (Çfarë jam i gatshëm të ndryshoj për ta marrë atë?) e nevojshme për të vazhduar ndërtimin e një biznesi të suksesshëm. — LeNae Goolsby, bashkëthemelues i Infinite Health dhe themelues i Empowered Medicine TV.

6. Ji aq idiot sa të ndjekësh planin tënd deri në fund

Në biznes, çdo gjë zgjat më shumë. Mos kërko të arrish shumë, shumë shpejt. Të ndërtosh diçka të madhe kërkon të punosh nga pak çdo ditë, javë, muaj, vite dhe sigurisht dekada.

Pasi të zbulosh çfarë do vërtetë, përcakto veprimet e përditshme që automatikisht do të të çojnë aty. Gjithmonë do të ketë hutime, monedha që shkëlqejnë, probleme në treg apo ndryshime në ekonomi, por ajo që nuk duhet të ndryshojë asnjëherë është disiplina juaj e përditshme.

Nëse je aq i zgjuar sa të shkruash vetë planin tënd dhe aq budalla sa ta ndjekësh atë, ti do të kesh sukses. — Tom Ferry, CEO i Tom Ferry International.

7. Përkushtoju kalendarit tënd.

Bëhu skllav i kalendarit tënd që më pas të bëhesh padron i jetës tënde. Kalendari yt duhet të jetë një reflektim i objektivave të biznesit dhe ëndrrave të tua.

Kur planifikoni kohën, bëjini vetes 3 pyetje. Një, çfarë duhet të bëj çdo ditë për të forcuar themelet e biznesit tim? Dy, çfarë duhet të bëj për ta çuar gjilpërën para? Tre, çfarë më nevojitet për të mësuar dhe kë duhet të takoj për të ndërtuar jetën që dua në tre apo pesë vjet?

Angazhohu për të takuar dhe zhvilluar marrëdhënie me inovatorë të tjerë në industrinë tuaj; Gjithashtu, planifikoni kohë për t’u “karikuar”. Gjëja e parë që unë planifikoj janë pushimet.  Eileen Rivera, CEO e Grupit Rivera

8. Jini të palëkundur

Disiplina është e rëndësishme nëse doni të fitoni. Njerëzit flasin për dëshirën e madhe për të fituar, por nuk janë të gatshëm të bëjnë sakrificat e nevojshme.

Ndoshta është e vështirë, por kurrë nuk ka qenë një situatë kur mendoja se modisiplinimi, ose mos hezitimi ishte një gjë e mirë. Nëse jeni të durueshëm si unë, kjo e bën gjithçka mjaft të lehtë. Mos u bëni të paduruar për gjëra që kërkojnë kohë. — Gary Vaynerchuk, themelues dhe CEO i VaynerMedia

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0