Mënyrat më të mira për të investuar 100 mijë dollarë të fituar

Mënyrat më të mira për të investuar 100 mijë dollarë të fituar


Ju jeni në gjendje të mirë financiare. Tashmë keni shlyer borxhet, keni krijuar një rezervë fillestare parash dhe keni investuar për pension. Çfarë duhet të bëni me paratë shtesë?

“Para se të investojnë një shumë të konsiderueshme si 100,000 dollarë, njerëzit duhet të marrin parasysh moshën e tyre, qëllimet, vlerën neto dhe ekspoyimin ndaj rrezikut”, thotë Ryan Cole, një këshilltar i pasurisë private me Citrine Capital. Sasia e parave që keni është një faktor i rëndësishëm.

“Dikush që tashmë është shumë i pasur dhe i gatshëm për pension, mund të përballojë dhe të ndërmarrë më shumë rreziqe,” thotë ai. “Nga ana tjetër, nëse dikush ka vetëm 100,000 dollarë, atëherë duhet të diversifikojë e të jetë  konservatorë në investimet e tij”.

Ja disa mënyra për të investuar paratë tuaja në mënyr e duhur:

Lexo:  Top 10 investimet më të mëdha të Warren Buffett

Ndërtoni një portofol të larmishëm investimesh
Për profesionistët e rinj të gatshëm të marrin më shumë rrezik dhe të jenë më agresivë me investimet e tyre, këshilltarët rekomandojnë një portofol të larmishëm kapitali. David Tuzzolino, një planifikues financiar i çertifikuar dhe themelues i PathBridge Financial, sugjeron ndërtimin e një portofoli aksionesh, duke përfshirë shuma të mëdha, të mesme dhe të vogla, si dhe aksione ndërkombëtare, përmes fondeve të tregtuara me këmbim (ETF) ose fondeve të ndërsjella me kosto të ulët. Nëse nuk doni të merrni shumë rrezik, ai rekomandon të investoni një pjesë të portofolit në bono ose ar. “Ari mund të jetë një diversifikues i shkëlqyeshëm nëse tregjet bien”, thotë ai.
“Është thelbësore të kuptosh që kthimet në pjesë të ndryshme të tregut botëror të aksioneve janë shumë të vështira për t’u parashikuar”, thotë Brownlee.

Investoni në pasuri të paluajtshme
Investimi në pasuri të paluajtshme, mund të jetë një zgjedhje përcaktuese për paratë, thotë Bill Nelson, një planifikues financiar i çertifikuar. “Para se ta bëni këtë, ju duhet të keni një portofol të larmishëm,” thotë ai. “Sidomos nëse kërkoni të investoni në një pronë të vetme. Fillimisht duhet të bleni një pronë dhe më pas të fitoni para. Nëse dësironi të investoni në këtë lloj pasurie, jeni duke vepruar mirë. “Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, ju duhet të keni një plan tjetër rezervë”, thotë Nelson.

Planifikoni për të ardhmen
Për shumë njerëz, investimi për të ardhmen do të thotë pension. “Nëse ata janë duke luftuar për të kursyer për pension, unë do të dëshiroja t’i drejtoja investimet drejt këtij qëllimi”, thotë Jeff Burke, planifikues financiar.

Duke supozuar se ekziston një plan i fortë pensioni, ai thotë se paratë mund të investohen në plane të tjera të ardhshme si arsimimi i fëmijëve ose nipërve. Por, Burke thotë se është e rëndësishme të merret në konsideratë korniza kohore e një investimi, psh arsimimi.
“Pensioni mund të jetë 20 vjet larg, por një nevojë për arsim mund të vijë shumë më shpejt,” thotë Burke. “Sa më larg të jetë qëllimi, aq më agresiv mund të jesh me investimin”. Megjithëse, ai thotë se do të sugjeronte që një pjesë e parave të përdoren për t’u argëtuar.
“Ju mund të mendoni të bëni investime në shtëpinë tuaj apo të planifikoni disa pushime”,  thotë Burke.

Lexo: 10 këshillat më të mira për investimet nga Warren Buffett

Investoni në veten tuaj
“Investoni në veten tuaj”, thotë Nelson. “Veçanërisht nëse jeni në fazat e hershme të karrierës tuaj, investimi në veten tuaj, pasi ka të ngjarë t’ju sjellë një kthim shumë më të mirë të investimeve në planin afatgjatë.”
Investimi në trajnim, formim, investimi në një biznes nëse jeni i vetëpunësuar, janë mënyra të shkëlqyera për të investuar në karrierën tuaj. “Kjo mundësi investimesh shpesh anashkalohet”, thotë Nelson. Investimi në mirëqenie  mund të sjellë rezultate financiare të mira, thotë Miguel Gomez, këshilltar financiar i çertifikuar.
“Puna me një terapist të shkëlqyer mund të kushtojë 10,000 dollarë dhe mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e një personi,” thotë Gomez. “Një investim i ngjashëm me një trainer personal gjithashtu mund të japë rezultate të jashtëzakonshme.”

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0