Mënyrat e duhura për të larguar stresin

Mënyrat e duhura për të larguar stresin


Kur vjen puna tek parandalimi dhe trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, një nga strategjitë më të anashkaluara është menaxhimi i stresit. Gjatë një situate stresuese, trupi prodhon një ushtri hormonesh të cilat e rrisin përkohësisht tensionin e gjakut.

Lexo: Gjermania i dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

Kjo e shtyn zemrën të rrahë më shpejt dhe shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Ndonëse nuk ka prova që stresi në vetvete shkakton tension të lartë të gjakut afatgjatë, stresi nxit ushqyerjen e tepërt, pirjen e alkolit dhe prish cilësinë e gjumit. Të treja këto shkaktojnë tension të lartë të gjakut.

Nëse e gjeni veten në situata të përsëritura stresuese, ndiqni këto mënyra për të zbutur stresin.

Stresi, si ta largoni nëpërmjet këtyre 6 teknikave:

1. Flini Gjumë Mjaftueshëm:

Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik. Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të stresuar dhe më pak të prekur nga tensioni i lartë afatshkurtër.

2. Aplikoni Teknika Qetësuese:

Qetësimi i muskujve, frymëmarrja e thellë e të tjera si këto janë baza e teknikave të qetësimit që largojnë stresin.

3. Ruani Marrëdhëniet Shoqërore:

Ekspertët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

4. Përpiquni Të Qëndroni Larg Konflikteve:

Zbuloni burimin e situatave stresuese dhe konflikteve. Nëse përballeni me konflikte familjare ose në punë, përpiquni që të përvetësoni teknika të ndryshme përballjeje dhe zgjidhjeje. Mundësisht qëndrojini larg.

5. Kujdesuni Për Veten:

Lufta kundër stresit nis nga vetja. Përpiquni të relaksoheni, ushqehuni ngadalë, përqendrohuni tek shija dhe ndjesia që të jep çdo kafshatë. Ecni dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

6. Kërkoni Ndihmë:

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, partneri, miqtë dhe fqinjët. Nëse stresi dhe ankthi janë të vazhdueshëm, konsultohuni me një mjek. Përveç këtyre hapave, AgroWeb.org ju rekomandon të zbatoni një stil jetese të shëndetshme.

Lexo: Gallup: Sëmundja nuk është në trup, por në kokat tona

Një stil i tillë përfshin ushqyerjen e shëndetshme, lënien e duhanit, aktivitetin fizik. Konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota, proteinës pa dhjamë dhe yndyrnave të shëndetshme ju vjen në ndihmë jo vetëm kundër stresit por edhe tensionit të lartë të gjakut.

Burimi: AgroWeb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0