Mendoni për rreziqet si një investitor - Business Magazine Albania

Mendoni për rreziqet si një investitor


“Si një investitor, unë mendoj shpesh për riskun financiar dhe jam interesuar në përdorimin e mjeteve të tregtisë së investitorëve në menaxhimin e risqeve të mëdha dhe të vogla me të cilat përballem rregullisht.”

  • Madhësia e duhur
  • Koha e duhur
  • Duke u mbështetur në njohuritë dhe përvojën
  • Ruajtja e skepticizmit rreth parashikimeve dhe premtimeve

Le të shohim se si mund të zbatohen këto parime në tre raste shumë të ndryshme, ku secila përmban rrezik të konsiderueshëm.

  1. Sara Campbell, një dizajnere e talentuar veshjesh, shiti shumicën e veshjeve të saj si një furnizuese private etiketash për zinxhirë kombëtarë. Kur të dy këta zinxhirë, Talbots dhe Laura Ashley u ‘rrëzuan’ në krizën financiare të vitit 2008, Sara papritmas humbi shumicën dërrmuese të të ardhurave të saj. Për fat të keq, ajo ishte e detyruar të përmbushte kontratat me prodhuesit dhe furnizuesit, pavarësisht largimit të klientëve.
  2. Steve Starr, pronari i Starr Real Estate në Austin të Teksasit, ishte i shqetësuar pasi Eve, menaxheri i tij i leasing-ut komercial, po sillte probleme. Eve po shkaktonte konflikte me kolegët, duke ngrënë dreka tepër të gjata dhe duke humbur takimet me klientët. Kur Steve e mori për drekë pranë zyrës për të diskutuar se si po shkonin gjërat, ai gjeti se ishte edhe më keq se sa mendonte: Menaxheri i restorantit e thirri atë për t’i thënë se besonte që Eve po shiste kokainë jashtë restorantit të tij.
  3. Christine, një nga klientët tanë në firmën time të menaxhimit të aseteve, i shkroi Nicole, drejtoreshës tonë të shërbimit ndaj klientit, duke thënë se ajo ishte jashtë shtetit dhe kishte gjetur disa antike fantastike për të cilat ajo kishte nevojë për shumë para. Nicole i tha Christine në email se do t’i transferonte fondet menjëherë. Dy minuta më vonë Nicole mori një email të ri nga “Christine”, duke kërkuar një sasi edhe më të madhe parash për blerje të tjera. Në këtë moment, Nicole kuptoi që ajo ishte mashtruar. Llogaria e Gmail e Christine ishte sulmuar dhe ne ishim mashtruar nga një hacker.

“Unë i intervistova Sarën, Steve dhe Nicole për librin tim, ‘Even the Odds: Sensible Risk Taking in Business, Investing, and Life’. Mënyra se si ata u përgjigjën këtyre situatave të mbushura me rrezik, tregon për përdorimin e katër pikave të përmenduara më parë. Edhe nëse nuk mund t’i kontrolloni të katër këto variabla, kontrollimi i disa prej tyre ndonjëherë mund të jetë i mjaftueshëm.”

Për shembull, Sara nuk e kishte kuptuar se ajo ishte duke shkelur parimin e madhësisë së duhur, duke u varur kryesisht nga dy klientë. Përveç kësaj, Sara dhe partneri i saj, Peter Wheeler, nuk kishin bërë kontroll mbi kohën, pasi në vitin 2008 ekonomia ishte në kolaps. Ata duhej të vepronin menjëherë për të përballuar kërcënimin e uljes së shitjeve, uljen e kapacitetit prodhues dhe likuiditetin shumë të kufizuar.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Duke u bazuar në njohuritë dhe përvojën e tyre, ata dolën me një ide të shkëlqyer. Duke pasur parasysh krizën ekonomike, hapësira mund të jepej me qera me çmim relativisht të ulët. Ata do të jepnin me qera hapësira për dyqanet e Sara Campbell për të shitur veshjet që ata do të prodhonin. Megjithëse këshilltarët e tyre po sugjeronin falimentimin, Sara dhe Peter morën hua nga familja dhe miqtë për të financuar zgjerimin. Risku që morën u shpërblye. Sot ata kanë 13 dyqane Sara Campbell LTD në Bregun Lindor dhe biznesi është më fitimprurës sesa kur ata ishin ofruesit e palëve të treta. Ata përdorën njohuritë dhe përvojën për ta kthyer kohën e krizës ekonomike në një përfitim.

Rasti i Steve ishte pak më ndryshe. Sara dhe Peter nuk kishin kontroll mbi kohën dhe nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të rrezikonin të gjithë biznesin e tyre, por Steve kishte një biznes të lulëzuar për të mbrojtur. Ai duhet të përdorte madhësinë dhe kohën e duhur për të zbutur rrezikun që paraqiste Eve.

Kur mësoi se një punonjës, i cili nuk po jepte rezultate dhe po shiste kokainë, kuptoi se duhet të merte masa të menjëhershme. Ai i tregoi avokatit të tij për situatën dhe ata ranë dakord se Steve duhet ta shkarkonte menjëherë Eve. Por egzistonte rreziku potencial se reputacioni i kompanisë së Steve dhe marrdhëniet e tij me klientët do të prisheshin.

Steve dhe avokati i tij vendosën se duhet ta pushonin, pavarësisht se ishte me rrezik, por ishte një rrezik më i vogël sesa ta mbante Eve dhe të zbulohej se ai shiste kokainë. Kur Steve e shkarkoi, Eve ngriti padi për shkarkim pa shkak dhe diskriminim gjinor, por avokatët e zgjidhën çështjen në heshtje.

Në rastin e biznesit të Nicole, nuk kishte asnjë mënyrë për të rimarrë paratë. Ne kontaktuam me FBI, por ata konfirmuan frikën tonë: Paratë u zhdukën. Pasi kuptova plotësisht se paratë e dërguara nga llogaria e Christine ishin zhdukur, ndoshta përgjithmonë, mu desh vetëm një minutë për të vendosur se çfarë duhet të bëja. Rreziku për prishjen e reputacionit të firmës ishte shumë i lartë. Ne e dinim se duhet t’i tregonim Christine menjëherë dhe t’i rimbursonim paratë. Pavarësisht kostos do të ishte një politikë jo etike e biznesit nëse do të ndiqnim ndonjë rrugë tjetër.

Ne kontaktuam me Christine, i shpjeguam situatën dhe se do t’i hidhnim paratë në llogarinë e saj shumë shpejt. Ajo ishte shumë mirënjohëse që ne vepruam aq shpejt duke na rekomanduar edhe tek të tjerë. Ne e ndryshuam politikën tonë të transferimit financiar, duke kërkuar konfirmim të numrit të telefonit për çdo transferim mbi 5.000 $, i cili tani është tipik në të gjithë industrinë e shërbimeve financiare.

Parimet e përmenduara në fillim të artikullit janë të dobishme si mjete që mund të aplikohen në biznes dhe jetë. Aplikimi i tyre në mënyrë të kujdesshme do të përmirësojë aftësinë e marrjes së rrezikut dhe do të çojë në rezultate më të mira, pa marrë parasysh se me çfarë lloj situatash mund të përballemi.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 5 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0