Menaxhimi i rrjeteve sociale, përfundon trajnimi i parë - Business Magazine Albania

Menaxhimi i rrjeteve sociale, përfundon trajnimi i parë


Trajnimet janë shumë të vlefshme për t’u dhënë formë njohurive që kemi. Pas katër viteve eksperencë rreth marketingut dixhital në New Media Communications, Enea Doku dhe Erald Xhuti, njohuritë praktike që kanë fituar vendosën t’i ndanin me të tjerët nëpërmjet trajnimeve të Albanian Marketing Academy. Me të gjithë ata që do të ishin të gatshëm të bënin një kurs për marketing dixhital dhe që donin të zhvillonin me tepër biznesin e tyre.

Gjatë këtyre viteve ata kanë pasur suksese dhe dështime, por tregojnë se kanë mësuar të ngrihen dhe të ecin përsëri. Ndryshe nga mësimet e mërzitshme në klasa ku çdo gjë është teori, në Albanian Marketing Academy praktika zë pjesën më të madhe të kohës (80%). Me demonstrime live në kompjuter rreth metodave që sjellin rezultate në marketingun dixhital. Edhe pse kjo ishte vetëm seanca e parë dhe për ta ky trajnim u nis më shumë si një test për të testuar ujërat, por duket se trajnimi ka shfaqur mjaft interes dhe numri i  pjesëmarrësve i ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Enea tregon se, “Temat që u trajtuan në trajnim ishin kryesisht të përqëndruara tek reklamat në rrjetet sociale, sepse kjo është një pjesë e rëndësishme për bizneset, për reklamimin e tyre. Facebook Pixel është një mënyrë që me anë të ri-targetimit i ndihmon bizneset t’i lidhin reklamat e tyre nga një faqe ëeb direkt edhe në Facebook. Kjo mendohet si një mënyrë që bëhët vetëm nga bizneset e mëdha, ndërkohë që mund ta bëjnë të gjitha bizneset, madje falas”.

Kjo metodë e vlefshme, pak e njohur u trajtua gjatë kursit. Metoda të tjera të vlefshme për marketingun dixhital janë edhe platformat si: Mailchimp, për marketingun me e-mail, ManyChat- për ChatBot, Canva- për të dizenjuar postimet për mediat sociale, Buffer-për të bërë një plan postimesh.

Objektivi kryesor i tyre ishte që të gjithë pjesëmarrësit të mbeten të kënaqur

Pjesëmarrësit kanë shprehur interes dhe për seanca të tjera në vazhdim dhe duket se projekti do të vazhdojë. Shtatori do t’i sjellë Enean dhe Eraldin përsëri me këtë trajnim në seancën e dytë, këtë herë edhe më të përgatitur, duke rregulluar problematikat që janë hasur në seancën e parë. Temat që do të trajtohen do të jenë të njëjta.

Erald Xhuti thotë se, “Në trajnim mund të marrin pjesë të gjithë pronarët e bizneseve të mëdha apo të vogla ose stafi i zgjedhur nga kompania”.

Për trajnerët klienti ideal është një pronar biznesi që është i motivuar për t’u rritur dhe biznesi i tij ka shitje, trajnimi do të ishte zgjedhja e duhur për ta për të zhvilluar më tej biznesin e tyre.

*Shkruar nga: Besmira Koro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0