Një event madhështor, një mbrëmje mes partnerësh, bashkëpunëtorësh, përfaqësuesish të lartë institucionesh; një paradë automjetesh luksoze, ekspozitë jahtesh dhe barkashelitare, performanca baleti dhe muzikë live – kështu zgjodhi të festojë Mektrin, 20-vjetorin e themelimit dhe prezantimin e showroom-it të ri.
Nën moton “20 vite në pistën e suksesit”, ky përvjetor nuk ishte thjesht një retrospektivë e rrugëtimit të një kompanie, por njëreflektim i një vizioni të kthyer në realitet. Një ëndërr që nisi dydekada më parë nga themeluesi Edmond Shahini, sot ështëshndërruar në një rrjet të fuqishëm me mbi 100 profesionistë, pjesë e stafit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe mbi 10,000 bashkëpunëtorë që besojnë në punën e Mektrin.
lexo edhe:E ARDHMJA VJEN NË MEKTRIN MOTORS PËRMES VOLVO EX90 DHE XC90
Në fjalën e tij, z. Shahini u shpreh:
“Ishte një ëndërr e imja dhe e familjes, që sot është kthyer në realitet. Kemi një ekip që punon me pasion dhe përkushtim përtë ofruar një standard perëndimor në automjete dhe shërbime – një vizion që vazhdon të zgjerohet në Shqipëri, në Kosovë dhe më tej, drejt horizonteve të reja.”
Mektrin shënon mbi 7,000 automjete të shitura dhe përfaqëson13 brande prestigjioze, përfshirë emra të njohur si Land Rover, Jaguar, KIA, Volvo Auto dhe Volvo Truck, e së fundmi linjënmultibrand me një flotë makinash luksoze ku shquhen Porsche, Ferrari dhe Rolls-Royce.

Kulmi i eventit erdhi me një paradë automjetesh luksoze, të cilatu projektuan në fasadën e re të ndërtesës së Mektrin, të ndërthurura me performanca baleti dhe muzikë live, duke krijuar një spektakël që përfaqësonte elegancën, energjinë dhe shpirtinnovator të markës.
Në fjalën e tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shprehu vlerësim për punën e Mektrin në industrinë automobilistike në Shqipëri dhe nënvizoi nevojën përinvestime të tilla, si një hap që nxit zhvillimin dhe transformimin e të gjithë industrisë.
Në përmbyllje të mbrëmjes, Edmond Shahini shtoi:
“Pas 20 vitesh punë në sektorin automobilistik, kemi nisur njërrugë të re – atë të detit. Ky është një hap natyral për njëkompani që gjithmonë ka synuar të udhëheqë dhe të ofrojë më të mirën.”
Nëpërmjet Mektrin Marine, si shitës i autorizuar, kompania ka sjellë në treg edhe botën e luksit detar me markat Ranieri, Capelli, Cranchi Yachts dhe BSK Skipper – të gjitha të ekspozuara në hapësirën moderne pranë showroom-it të ri.

Përvjetori i njëzetë e gjen Mektrin me një imazh të ri, me investime në infrastrukturë dhe showroom-e – një hap tjetërpërpara në një histori suksesi që sapo ka hyrë në kapitullin e ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
