Mektrin Motors, në AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA me prurjet më të fundit - Business Magazine Albania

Mektrin Motors, në AUTOMOTIVE FAIR ALBANIA me prurjet më të fundit

Mektrin Motors

Automotive Fair Albania, edicioni i I-rë i panairit automotiv, i zhvilluar gjatë datave 17,18 dhe 19 Qershor, organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mektrin Motors, ishte pjesë e edicionit të parë të Automotive Fair Albania. Një hapësirë për të gjithë të apasionuarit e teknologjisë, automotorizmit dhe jo vetëm, ku mblodhi bashkë të gjitha moshat për të informuar, sensibilizuar dhe prezantuar automjetet dhe të rejat më të fundit nga sektori automotiv. Përfaqësues zyrtar i brand-eve premium si Volvo, Jaguar Land Rover dhe jo vetëm, përkufizim i inovacionit, teknologjisë, sigurisë dhe mbi të gjitha cilësisë.

U prezantuan brandet si Volvo, Jaguar Land Rover, Kia, Volvo Trucks, Bobcat dhe Cranchi Yachts. Një prezantim dinjitoz i brandeve premium, ekonomike, detare dhe atyre të mjeteve të rënda, si dhe u prezantuan për herë të parë për të gjithë të ftuarit 2 hyrje të reja, Ranger Rover-in e ri dhe Kia Sportage.

Mektrin Motors, përpos brandeve që përfaqëson denjësisht, karakterizohet nga performanca dhe puna e palodhur ndër vite, themelet mbi të cilat sot njihen si konçesionari më i madh në Shqipëri dhe më gjerë.

Lexo: Të gjithë modelet e reja të Volvo do të marrin rifreskime software-i, i radhës arrin për 190,000 klientë në 34 tregje

Një shkëmbim eksperiencash, një mundësi unike sa i përket shikueshmërisë, networking dhe bashkëpunimeve të reja, me hapësira të shumta dedikuar promovimit të tregut automotiv.

Muzikë, argëtim, koleksion retro, forume të hapura, ide të reja, inovacion dhe mbi të gjitha një atmosferë e gjallë dhe dinamike e një industrie kaq të dashur, me hapësira të veçanta të dedikuara gjatë 3 ditëve.

Me pjesëmarrjen e Znj. Belinda Balluku dhe Z. Blendi Gonxhja, si dhe organizatorët të cilat u japin mundësi subjekteve të sektorit automotiv dhe jo vetëm, të promovojnë dhe të jenë pjesë e evenimenteve të këtyre përmasave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0