Meditimi ka një efekt të jashtëzakonshëm në biznesin tuaj - Business Magazine Albania

Meditimi ka një efekt të jashtëzakonshëm në biznesin tuaj

Meditimi

Sheki Useini*

Meditimi është një stabilizues universal, po ashtu edhe në biznes.

Gjithnjë e më shumë performancë në gjithnjë e më pak kohë, kështu funksionon sot në botën moderne të punës dhe biznesit. Pandemia e përkeqësoi fuqishëm këtë trend. Home office dhe takimet online, në vend të takimeve personale do të mbeten me ne për një kohë të gjatë dhe pasojat ekonomike po ashtu do të na rëndojnë për një kohë edhe më të gjatë. Kjo ka filluar të ndihet dukshëm që tani. Disa kanë frikë se mos humbasin vendet e tyre të punës, madje sektorë të tërë janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre. Pasojat e të qenit i izoluar dhe mungesa e kontakteve sociale do të na mbajnë të gjithëve, të rinj e të vjetër, të zënë për një kohë të gjatë me këta lloje të frikërave.

Në kohë si këto, njerëzit kërkojnë një rrugëdalje nga ky lloj stresi. Fatkeqësisht, disa «e gjejnë» aty ku bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Por, ekziston një metodë e thjeshtë që mund të ndihmojë: MEDITIMI, një dhuratë e lashtë, dhuratë nga Perëndia, efekti së cilës është e konfirmuar vazhdimisht nga shkenca moderne.

Meditimi ndihmon në rekuperimin e shpejtë të vetes, sepse nxitimi i vazhdueshëm dhe presioni në biznes mund të çojë dukshëm në dëmtimin e shëndetit dhe po ashtu edhe në rënien e performancës. Kjo do të thotë se fazat e presionit të lartë, për të arritur sukses ose rezultatet e duhura, duhet të pasohen nga faza të relaksimit me meditim.

Në këtë rast, këto faza qetësie do ta bëjnë të veten: truri do të rigjenerohet më shpejt dhe ne do të jemi të gatshëm dhe të aftë që pastaj të arrijmë edhe më shumë. Meditimi në biznes është një formë relaksimi apo pushimi, që mund të integrohet çdo ditë pune nga disa minuta.

Kjo thjeshtë kërkon të qëndrojmë ulur, të jemi mundësisht në një ambient të qetë dhe të kemi vullnet për ta bërë këtë çdo ditë nga 10-15 minuta. Këto seanca të meditimit fillojnë pastaj të memorizohen në tru dhe më vonë kjo do të ndodhë vetëvetiu, si kërkesë nga brenda  - ashtu si pastrojmë dhëmbët çdo mëngjes dhe mbrëmje!

Lexo: Si të vendosni ekuilibrin punë-jetë

Meditimi, definitivisht ndikon në rekuperimin e shpejtë, si dhe në inkurajimin për veprime të reja, me plot energji. Natyrisht, për këtë nevojitet pak kohë, ndoshta disa javë, por rezultatet e dukshem shihen që në seancat e para. Këtë madje mund ta konfirmoj nga përvoja ime personale. Ju po ashtu do të arrini në një fazë, ku nuk do dëshironi të mbeteni pa meditim dhe ky është një triumf i madh për shëndetin dhe biznesin në të njejtën kohë.

Ju lutem, thjeshtë provojeni, ndërsa unë mund t`ju mbështes në çdo kohë me programet dhe mësimet e mia mbi meditimin.

*Sheki Useni, Mjeshtër i Meditimit, themeluesi akademisë Vetvetja.com  është në mënyrë periodike i pranishëm në Businessmag.al me artikujt e tij rreth meditimit dhe përfitimeve që ai sjell në jetën tonë. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0