Media britanike jehonë Sazanin: Ishulli me të shkuarën e errët, perla e turizmit shqiptar - Business Magazine Albania

Media britanike jehonë Sazanin: Ishulli me të shkuarën e errët, perla e turizmit shqiptar

Një ishull misterioz, dikur i ndaluar dhe i mbuluar nga heshtja e të kaluarës së tij ushtarake, është tashmë i hapur për ata që kërkojnë përvoja ndryshe dhe një aventurë larg rrugëve të zakonshme turistike. Bëhet fjalë për Ishullin e Sazanit, një pjesë e vogël e territorit shqiptar, që ndodhet përballë gadishullit të largët të Karaburunit. Me një sipërfaqe prej vetëm 5.7 km katrorë, ky ishull mbetet një nga destinacionet më të panjohura dhe më të mistershme të Evropës.

Për vite me radhë, bukuritë e tij natyrore mbetën të paprekura për publikun, sepse ishulli kishte një rol strategjik gjatë Luftës së Ftohtë, fillimisht si bazë nëndetësesh dhe më pas si qendër për armët kimike, në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik.

Sot, ndërsa pjesë të ishullit janë ende nën administrimin e një baze shqiptaro-italiane që merret me parandalimin e trafikut të drogës, Sazani ka filluar të hapet për turistët që tërhiqen nga ajo që quhet “turizëm i errët” – eksplorimi i vendeve me histori të frikshme apo të errëta.

Lexo edhe: New Orleans shpallet kryeqyteti botëror i ushqimit për vitin 2025. Cilat qytete u renditën në Top 10?

Që nga vera e vitit 2017, një pjesë e ishullit është në dispozicion të vizitorëve, të cilët mund të ecin mes rrënojave ushtarake, bunkereve të braktisura dhe natyrës së egër që rrethon çdo cep të ishullit. Shumë prej strukturave janë ende të ruajtura dhe mbartin një atmosferë të ftohtë dhe të pazakontë – kujtim i një kohe që sot duket e largët.

Vizitorët që guxojnë të eksplorojnë këtë ishull të veçantë mund të shohin nga afër një rrjet tunelesh të nëndheshëm të ndërtuar për të përballuar sulme bërthamore. Edhe pse shumë prej tyre mbeten të mbyllura për publikun, turizmi në Sazan po merr hov, me udhëtime me varkë që nisen nga Vlora, si dhe ecje të organizuara që ofrojnë një përvojë autentike dhe historike.

Përtej mistereve dhe bunkerëve, Sazani është edhe një parajsë për dashamirësit e natyrës. Me ujëra kristal të Adriatikut e Jonit, shkëmbinj të egër dhe gjire të fshehura, ishulli ofron kontraste të mrekullueshme mes bukurisë natyrore dhe të kaluarës së errët. Klima mesdhetare dhe bimësia e egër bëjnë që çdo hap në ishull të ndihet si një zbulim i ri.

Edhe pse infrastruktura turistike është ende e kufizuar, Sazani është duke u shndërruar ngadalë në një prej perlave të fshehura të Shqipërisë dhe ndoshta edhe të Evropës.

Për ata që kërkojnë një destinacion ndryshe, plot histori, mister dhe bukuri të virgjër, Sazani është ndalesa e radhës. Një vend ku natyra, historia dhe aventura bashkohen në mënyrën më të pazakontë.

 

Burimi: Express/ Përshtati: Businessmag.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0