Me Sigma Interalbanian themi “Alo Doktor” në çdo moment - Business Magazine Albania

Me Sigma Interalbanian themi “Alo Doktor” në çdo moment

Alo Doktor

Nga Denisa Thomai

U njoha me telemjekësinë në një fundjavë të gjatë në veri të vendit, kur njëra nga vajzat e grupit kishte temperaturë të lartë. Të gjithë ishim shumë konfuzë, nëse duhet të asistonim mikeshën tonë për ndonjë të ftohtë të marrë gjatë shëtitjeve të shumta që kishim bërë apo nëse ishte COVID dhe duhet t’i rrinim larg. Unë kam një shoqe doktoreshë, por po ndjeja shumë siklet që ta shqetësoja në fundjavë dhe në atë orë, veçanërisht sepse gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë shumë e ngarkuar. Njëri prej personave që ishte me ne, kishte në telefonin e tij aplikacionin TELEDOC dhe nëpërmjet kompanisë Sigma Interalbanian kishte blerë produktin “ALO DOKTOR”, me kohëzgjatje për një vit në këtë aplikacion. Menjëherë u lidh me doktorin, i shpjegoi që kërkonte këshilla për një mikeshë dhe jo për vete dhe situatën në të cilën ndodheshim. 

Doktoresha, me shumë durim bëri pyetje mbi gjendjen shëndetësore të mikeshës tonë dhe na dha këshillat e duhura, të cilat rezultuan të sakta për të trajtuar gjendjen. U ndjeva shumë e suprizuar që teknologjia kishte arritur deri këtu, por më e suprizuar që ky ishte një realitet tashmë edhe në Shqipëri. Vendosa që sapo të kthehesha në Tiranë, do të kërkoja më shumë informacion mbi këtë shërbim.

Dhe ashtu bëra. Telefonova kompaninë Sigma Interalbanian dhe kërkova të kisha një informacion më të detajuar. Menjëherë më dërguan një përshkrim të detajuar të produktit. Habia ime ishte edhe më e madhe kur mësova koston. Me vetëm 20 Euro në vit mund të kisha një mik doktor dhe të mos ngurroja ta kontaktoja sa herë të kisha nevojë, në çdo ditë të javës dhe në çdo orë të ditës apo të natës. 

Por, ky nuk ishte përfitimi i vetëm që mund të kisha nga ky produkt. Në rast se do të kisha nevojë për të kryer ekzaminime në ndonjë klinikë apo spital privat, me paraqitjen e kartës më aplikohej menjëherë zbritje deri në 30%. 

Dhe nuk mbaronte këtu. Nëse personi i siguruar pëson një aksident dhe për shkak të tij duhet të shtrohet në spital, atëherë kompania mbulon shpenzimet me shtrim në spital deri në shumën 3.000 Euro. 

Menjëherë më shkoi mendja tek prindërit e mi. Ata shumë herë nuk më thonë shqetësimet që kanë sepse nuk duan të më shqetësojnë në ditët e mia të ngarkuara dhe marrin mjekimet që u gjenden në shtëpi, shpeshherë edhe të gabuara. Sa do i ndihmonte të kishin dhe ata një mjet të tillë me vete. Menjëherë aplikova të marr produktin për katër pjestarët e familjes time (edhe fëmijët kanë nevojë të kenë rekordet e tyre mjekësore ndaj e gjykova më mirë një abonim për secilin), si dhe për prindërit e mi dhe të tim shoq. Ishte shumë mirë që Sigma kishte menduar që këtë produkt ta ofronte për mosha deri në 75 vjeç. Veçanërisht në këto kohë, kur nuk këshillohet të vizitosh spitalet fizikisht, kjo është pikërisht qasja e duhur. 

Isha shumë entuziaste kur po u shpjegoja blerjen time të fundit familjarëve të mi dhe më e lumtur që kjo blerje kishte kushtuar më pak se ajo palltoja që është kaq shumë në modë këtë vit. Por, im shoq nuk u tregua edhe aq entuziast. Ishte shumë skeptik, sepse që të ofrohej një shërbim i tillë, video call duhet të kishte një cilësi të lartë për t’u informuar për sëmundjet.

  • Ke blerë për prindërit? E di marrëdhënien e tyre me teknologjinë? 

U ndjeva keq që nuk i kisha menduar të gjitha këto më parë dhe menjëherë vendosa të provoj regjistrimin në Teledoc dhe cilësinë e thirrjes me doktoreshën. Rezultoi që për regjistrimin herën e parë, prindërit mund të kishin nevojë për ndihmën tonë dhe më pas mund të lidheshin vetë sa herë t’u duhej. Cilësia e thirrjes? Fantastike. Të dukej sikur e kishe doktoreshën në dhomë, video dhe zëri shumë i pastër. 

Dhe nëse celulari nuk ka akses në internet, atëherë mund të kontaktohet doktori me anë të telefonatës. Im shoq u përtyp dhe kërkonte të gjente përsëri mangësi në atë që unë sapo kisha blerë. “Nuk do zgjasë shumë kjo cilësi, punë shqiptarësh” – tha. Atëherë unë i shpjegova që ky është një produkt që vjen nga një kompani austriake. Që të kishim këtë produkt në duar edhe në Shqipëri, u desh bashkëpunimi i dy kompanive, të cilat janë pjesë e Vienna Insurance Group dhe prezente në Shqipëri, Sigma Interalbanian dhe Teledoc. 

Çfarë është TELEMJEKËSIA?

Megjithëse telemjekësia po konsiderohet si e ardhmja e mjekësisë, për SIGMA-n, ajo është e tashmja. Sot, jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë tek doktori. “Alo Doktor” është një projekt social i kompanisë Sigma Interalbanian, me anë të të cilit synojnë që t’u japë akses në mjekësi të gjithë personave, kudo që ata ndodhen. Këtë produkt mund ta blejnë, jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri, në qytete të zhvilluara dhe zona rurale, por edhe emigrantët për prindërit e tyre. Mund ta marrin gjithashtu dhe personat që jetojnë jashtë, por nuk dinë ende gjuhën vendase. Imagjinoni lehtësinë që mund të ndjeni, nëse gjatë një udhëtimi jashtë Shqipërisë ju kapin dhimbje të forta. Jo vetëm nuk dini se ku të drejtoheni, por edhe nëse dini ilaçin që duhet të merrni, farmacitë nuk ua japin atë pa një recetë. Nëpërmjet aplikacionit, receta vjen menjëherë në telefonin tuaj, si dhe çdo rekomandim për të kryer ekzaminime të tjera shtesë. I gjithë historiku i komunikimeve me mjekun, ruhet në rekorde të veçanta, në të cilat keni akses në çdo kohë. 

Garancia dhe eksperienca austriake e ngre këtë produkt në një tjetër nivel. Shumë shpejt do të jetë mundësia që nëpërmjet këtij aplikacioni të kontaktohen edhe mjekë specialistë austriakë nëse lind nevoja për një opinion tjetër, pa qenë nevoja të jemi fizikisht në Austri. 

Me anë të produktit “ALO DOKTOR”, ju do të keni mundësinë që të bëni konsulta me mjekun e përgjithshëm, pa një vizitë personale fizike në klinikë apo spital. Shëndetësia digjitale zhvillohet nëpërmjet internetit për të gjithë personat që kanë qasje në internet në kompjuterin, tabletin ose smartphonin e tyre.

Disa nga shërbimet e shëndetësisë digjitale.

Pacientët mund të përdorin aplikacionin për:

  • Konsulta drejtpërdrejt përmes telefonit ose biseda video me mjekun;
  • Dërgim dhe marrje të mesazheve nga mjeku, foto (receta per medikamente apo rekomandime për ekzaminime). 
  • Rregullim i dozave të medikamenteve ekzistuese sipas rastit;  
  • Këshilla si të menaxhosh një situatë shëndetësore në shtëpi; 
  • Këshilla për një jetë të shëndetshme; 
  • Shëndetësia digjitale është veçanërisht e dobishme për të monitoruar dhe përmirësuar çështjet e vazhdueshme shëndetësore, të tilla si ndryshimet e ilaçeve ose kushtet kronike të shëndetit.

Në këtë periudhë, kur kemi kuptuar rëndësinë e shëndetit, të kesh mundësinë të kontaktosh një mjek në çdo moment, është jo vetëm një lehtësi e madhe, por edhe një garanci për një jetë të shëndetshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0