Me ne fund vjen perditesimi i Chrome per Android - Business Magazine Albania

Me ne fund vjen perditesimi i Chrome per Android


Pas nje kohe te gjate qe kur u be perditesimi i fundit, Chrome 25 per Android me ne fund perditesohet duke ardhur me disa ndryshime, qe mund te jene te leverdishme per perdoruesit.
Disa nga keto perditesime perfshijne shpejtesine, qendrueshmerine dhe funksionimin e pergjithshem te shfletuesit.
 
Ndoshta kur te tregojme qe hera e fundit kur ky shfletues u perditesua ishte nentori i vitit 2012 nuk eshte kohe e larget nga sot, por me te vertet, duke e pasur parasysh dinamiken ne te cilen po jetojme, kur risi te shumta mund te veshtiresojne qendrueshmerine, te ngadalesojne shpejtesine dhe te pengojne ne pergjithesi rrjedhshmerine e deshiruar te funksionimit te shfletuesit, ky perditesim i sotshem mund te duket vertet i ardhur pas nje kohe te gjate.
 
Ne blogun e vet qe raporton per perditesimin e Chrome, programuesi nga ndermarrja Google, Jason Kersey zbuloi ndryshimet e perfshira, duke ofruar edhe disa hollesi.
Permiresimi me i madh i cili mund te pritet mire nga entuziastet e shfletuesit Chrome eshte ne versionin me te fundit te V8, qe eshte makina JavaScript e Chrome. Ndryshimet e tjera perfshijne reagimin me te mire kur te behet ndukja-per-zmadhim, funksionim i permiresuar i shfletimit gjate zhvendosjes me rrote, mbeshtetje e zgjeruar per ndryshimet ne HTML5 qe nga leshimi ne nentor dhe nje ndryshim ne lejim qe ia mundeson Chrome te ndaloje audion kurdo qe funksionet per thirrje dhe telefoni jane ne perdorim.
 
Audioja do te vazhdoje te transmetohet nga shfletuesi edhe nese eshte ne sfond, perveç per funksionimin e telefonit.
Pse nuk duhet te mbani te hapura me teper se 9 tab-e ne shfletues?
Chrome vazhdon te kete nje perqindje relativisht te vogel te pranise se tregut ne Android, por kjo pritet te ndryshoje teksa me teper pajisje me Android te tipit Jelly Bean pritet te vijne, qe eshte versioni i vetem i Android qe e ofron shfletuesin Chrome si shfletues te nenkuptuar. (PC World Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0