Sipas Ministres kodi i ri do të hyjë në fuqi më 15 Dhjetor, i cili do t’i garantojë shtetit më të ri Europian të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit si çdo shtet tjetër anëtar.
Bisedimet për akordimin e një kodi telefonik shqiptarëve të Kosovës datojnë që nga 2014-ta dhe afatet e implementimit të tij ishin subjekt i vazhdueshëm ndryshimesh si rezultat i mos rënies dakord me Beogradin.
Muajt e fundit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, bisedimet kaluan në një nivel tjetër duke hapur kështu rrugë për vënien në funksion të kodit +383 njëherë e mirë në Kosovë.
Çfarë përfitojnë shqiptarët e Kosovës?
Në një intervistë ekskluzive muajin e kaluar më Kryetarin e ARKEP, z. Gashi vuri theksin tek rëndësia e të patur një kod telefonik shtetëror, i cili do t’u garantonte qytetarëve konkurrencë në nivel të shërbimeve.
“Me implementimin e kodit të ri unik, do të eleminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundur implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm, të cilët garantojë mbrojtje të konkurrencës në nivel të shërbimeve të komunikimeve elektronike si p.sh. Portabiliteti apo bartshmëria e numrave,” shpreh Kreshnik Gashi.
Pritet që faza e implementimit, e cila do të fillojë më 15 Dhjetor të zgjasë deri në 18 muaj. Mungesa e një kodi telefonik mendohet t’i ketë kushtuar shqiptarëve të Kosovë deri në 220 milionë Euro.
burimi: Pc-World