Apple ka prezantuar iPad Air 2026, pajisjen e re të fuqizuar nga çipi M4, që sjell një përmirësim të madh në performancë dhe lidhje, pa ndryshuar çmimin bazë. Ky model i ri është një përditësim i rëndësishëm për përdoruesit që kërkojnë një tablet më të shpejtë, fleksibël dhe të aftë për punë, krijimtari dhe AI.
Lexo gjithashtu: Xiaomi teston robotë humanoidë në fabrikën e makinave elektrike, kompania thotë se janë si “praktikantë”
Sipas kompanisë, iPad Air me M4 është deri në 30% më i shpejtë se modelit me M3, dhe deri në 2.3 herë më shpejtë se iPad Air me M1. Pajisja vjen me 12 GB RAM dhe përmirësime të lidhshmërisë përmes çipit N1, që mbështet Wi-Fi 7, Bluetooth 6 dhe Thread, si dhe modemin C1X për versionet me 5G.
iPad Air ruan dizajnin e njohur në dy madhësi ekranesh 11 dhe 13 inç me mundësi ruajtjeje deri në 1 TB dhe katër ngjyra klasike: Blue, Purple, Starlight dhe Space Gray. Pajisja e re është e përgatitur për krijuesit, profesionistët dhe studentët që duan performancë të lartë për redaktim, gaming dhe detyra të avancuara.
Pre-order për iPad Air me M4 fillon më 4 mars, ndërsa shitjet fillojnë më 11 mars me çmime që nisin nga 599 dollarë për modelin 11-inç dhe 799 dollarë për versionin 13-inç.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto