Me Google Maps tashmë mund t'iu dërgoni mesazhe bizneseve - Business Magazine Albania

Me Google Maps tashmë mund t’iu dërgoni mesazhe bizneseve


Google po nxjerr në pah një funksionalitet të ri në Maps që u jep mundësi përdoruesve të lidhen me profilet e bizneseve të ndryshme në vendet e afërta dhe t’iu dërgojnë mesazhe për gjërat që kërkojnë.

Ju do të mund t’i shihni mesazhet tuaja me bizneset me të cilat lidheni me anë të ‘Business Profiles’ në menunë anësore, brenda aplikacionit Google Maps si në pajisjet Android, ashtu dhe iOS.

Që ky funksionalitet të funksionojë siç është parashikuar, nëse bizneset lokale janë në dispozicion për të pranuar mesazhe nga përdoruesit, ata duhet të instalojnë aplikacionin My Business dhe të mundësojnë mesazhet.

Lexoni: Google Maps ju tregon se ku e keni parkuar makinën tuaj

Aplikacioni My Business është një mjet falas që u ndihmon pronarëve të bizneseve të vogla që të arrijnë më shumë njerëz në internet dhe të lidhen me klientët e tyre përmes Google, për të përshkallëzuar rritjen e sipërmarrjeve të tyre.

Për sa kohë që një biznes lokal ka mundësuar mesazhet, do të mund të lidheni me ta vetëm me një buton. Shikoni butonin ‘message’ në Profilet e biznesit në Google Search dhe Maps.

Vitin e kaluar, Google i mundësoi përdoruesve në disa vende të përzgjedhura që t’i dërgojnë mesazhe bizneseve duke përdorur “Profilet e biznesit” në Google, duke u lejuar atyre të dërgojnë mesazhe tek bizneset pa pasur nevoja të bëjnë një telefonatë.

Ndërsa ky funksionalitet është i pranishëm tashmë në Maps, përdoruesit e Google në vende të tjera në mbarë botën do të mund të bisedojnë me bizneset për herë të parë.

burimi: economictimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0