Si një nga njerëzit më të pasur në botë dhe filantropistët më aktiv, Bill Gates zakonisht i ka duart plot. Por këtë herë jo me para, por me jashtëqitje.
Kjo ishte një surprizë për të gjithë pjesëmarrësit në panairin në Pekin, kur Gates u shfaq me një kavanoz në dorë me jashtëqitje njeriu.
Ky detaj ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për një problem që prek vendet në zhvillim kudo në botë: mungesa e tualeteve.
“Vende pa kanalizime janë shumë të rrezikshme. Fëmijët kur janë jashtë duke luajtur, ata janë duke u ekspozuar gjithë kohën, dhe kjo është arsyeja pse ne e lidhim këtë jo vetëm me cilësinë e jetës, por me sëmundjet dhe vdekjen dhe me kequshqyerjen”, u tha ai të pranishmëve.
Miliarderi ka përdorur një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për të siguruar mjedise sanitare të pastërta dhe të rehatshme për pothuajse gjysmën e popullsisë së botës që vuan për to.
“Kur mendon për gjërat bazike, që janë shëndeti dhe ushqimi i mjaftueshëm, ti mendon se dhe një tualet i mirë përfshihet në këtë listë,” tha Gates.
Gates ishte në Pekin të martën për “Reinvented Toilet Expo”, një forum i organizuar nga Fondacioni Bill & Melinda Gates që shfaq teknologji të ndryshme tualeti në vend të kanalizimeve, duke bërë më të lehtë dhe më të lirë instalimin e pajisjeve.
Ekonomia e 2-të në botë po bën një përpjekjeje për të përmirësuar banjat e saj, një fushatë që Presidenti Xi Jinping e ka quajtur “revolucioni i tualetit”.
“Kina ka bërë një progres të madh në përmirësimin e shëndetit dhe higjenës publike për miliona njerëz,” tha Gates.
“Kina ka një mundësi për të nisur një kategori të re të zgjidhjeve të reja për higjenën sanitare nga e cial do të përfitojnë miliona njerëz në mbarë botën”.
/Straitstimes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.