Me çfarë sfidash po përballet industria fason në vendin tonë? - Business Magazine Albania

Me çfarë sfidash po përballet industria fason në vendin tonë?


Industria fason në vendin tonë është shndërruar vitet e fundit në një nga sektorët kryesorë për eksportet shqiptare dhe rritjen e punësimit.

Sipërmarrës të këtij sektori shprehen se, kjo industri tashmë ka hyrë në një stad të zhvillimit intensiv, por që ndjen nevojën e implementimit të teknologjive bashkëkohore dhe linjave të reja moderne.

Ky sektor punon kryesisht për eksport në vendet perendimore, me materiale të porositësit, por sipas sipërmarrësve, zhvlerësimi i monedhës euro muajt e fundit, ka dhënë efekte negative.

Në këto kushte, ata propozojnë që institucionet duhet të shikojnë mundësinë e krijimit të politikave lehtësuese për të balancuar situatën.

Gjithashtu shprehen ata, kërkohet ngritja e shkollave profesionale për aftësimin e stafeve në këtë industri, me qëllim që të përshtasim punonjësit e rinj me kërkesat e kësaj industrie.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0