Më 29 Janar Uplift Albania Demo-Day zbulon startupet më premtuese të rajonit - Business Magazine Albania

Më 29 Janar Uplift Albania Demo-Day zbulon startupet më premtuese të rajonit

Pas 4 muajsh rrugëtim plot sfida e suksese, edicioni i dytë i Uplift Albania do të njohë fituesit e saj ditën e Premte më 29 Janar në Uplift Demo Day.

Në një ceremoni e cila do të organizohet në formatin hibrid, me pjesëmarrje fizike dhe virtuale, nga ora 17:40 deri në orën 20:00 11 startupet që ndoqën programin e akselerimit do të marrin vëmendjen e mediave, partnerëve, mbështetësve të Uplift Albania në përpjekje për të joshur investitorë engjëj.

Falë eksperiencës mëse 10 vjeçare të ICTSmedia, partneritetit të SOVVA dhe mbështetjes financiare të SlovakAid, 11 startupet nën patronazhin e 50+ ekspertëve të Uplift Albania, nga program i akselerimit mësuan sesi të joshin investime, të mbrojnë pronën e tyre intelektuale, të përmirësojnë modelet e biznesit e të aplikojnë metodologjinë “lean startup” dhe të nesërmen të shndërrohen në biznese të suksesshme.

Startupet më premtuese kanë mundësi të ngrijnë investime deri në 50,000 euro falë rrjetit të gjerë të partnerëve të ICTSmedia dhe Uplift Albania ndërsa 5,000 euro janë dedikuar në formën e çmimeve cash.

Varg.ioFoodFilledNeuroyouthWellnes+HermexiNegotioAlbBnbSwipinCrossplagUdhë dhe Nutriprep kaluan fazën e Selection Bootcamp dhe ndoqën programin e akselerimit.

Gjatë 4 muajve ata patën shansin të takohen me mentorë, ekspertë të fushës e madje investitorë. Uplift Albania Mini-Demo Day në Dhjetor i parapriu finales ku startupet demonstruan sikur të ishin në Demo-Day.

Një moment i një rëndësie të veçantë, Demo Day është finalja e madhe e Uplift Albania ku startupet do të takohen me investitorët gjatë evenimentit Investor Connect.

11 startupet më pas do të prezantojnë biznesin në skenë përballë jurisë së Uplift Albania dhe një audience të gjerë me familje, miq, mbështetës dhe partnerë që do ti ndjekin virtualisht.

Axhenda e Demo Day:

  • 16:00 – 16:30 Regjistrimi
  • 16:30 – 17:30 Investor Connect
  • 17:40 – 20:00 Demo Day, Prezantimi i Startupeve,
  • 20:00 Shpallja e Fituesve

Për tu bërë pjesë e evenimentit virtual ju mund të regjistroheni në këtë lidhje: https://zoom.us/webinar/register/WN_0fiaV9lATe6-x_trXLrO9g

Uplift Albania mbetet i hapur për investitorët potencialë  dhe engjëj nga Shqipëria dhe rajoni. Ata do të gëzojnë të gjithë mbështetjen e ICTSmedia për të facilituar një proces sa më të mirë due diligence deri në finalizimin e investimit.

Uplift Albania është fryt i bashkëpunimit të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe mbështetjen financiare të SlovakAid dhe sponsorëve Vodafone, Raiffeisen Bank, Huawei, Albvision, EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep dhe ICTSlab. PCWorld Albanian, CIO, SCAN TV dhe Geek Room janë partnerë mediatikë të kësaj ngjarjeje.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0