Akseleratori i parë Europian dedikuar startupeve inovative në Shqipëri, Uplift Albania do të kurorëzojë edicionin e saj të 5-të me ngjarjen e madhe Demo-Day e cila do të mbahet më 23 Prill 2024 në Tiranë.
Themeluar në 2019-ën dhe sot shndërruar në një rrjet të gjerë themeluesish, ekspertësh, investitorësh dhe partnerësh të industrisë me misionin për të mbështetur disa prej startupeve më inovative dhe frymëzuese në Shqipëri, pjesë e trashëgimisë së Uplift Albania janë sot mëse 40 startupe të diplomuara nga ky program.
Uplift është një program akselerimi dedikuar start-upeve të fazave të hershme për ti mbështetur ato arrijnë potencialin e tyre të plotë duke i udhëzuar drejt një të ardhmeje me rritje të qëndrueshme. Çdo vit një kohortë prej 10-12 startupesh përzgjidhen për të ndjekur një program intensive 4-mujor ku nëpërmjet mentorimit të dedikuar dhe personalizuar ata mësojnë rreth modelit të biznesit, pronësisë intelektuale, prezantimit përballë investitorëve apo ngritjes së financimeve.
Inteligjenca artificiale, fintech, modë, e-commerce, agrikulturë, turizëm dhe siguri kibernetike janë disa prej industrive që i përkisnin 12 start-upet e përzgjedhura për të ndjekur programin 16-javor të Uplift Albania udhëhequr nga disa prej ekspertëve më të mirë vendas dhe të huaj.
Beach Master, Future Block, Marigo, Dialogo AI, Nullius in Verba (Niv), Kungul app, Patoko, Cyber Morphosis, Rumio App, Altvista, UnyoCorp-Blite dhe GreenGuard do të prezantojnë më 23 Prill përballë një audience e cila në përbërjen e saj do të ketë investitorë nga Vendi, Rajoni dhe Europa.
Lexo edhe:FloraTech: Startupi që po ndryshon bujqësinë me vlerë të shtuar nga AI dhe Computer Vision
Aplikimet në edicionin e 5-të të Uplift Albania ishin të hapura deri më 4 Janar 2024. 50 start-upe dhe 72 bashkëthemelues aplikuan për tu bërë pjesë e programit.
Më 12 Janar u mbajt Selection Bootcamp ku 20 start-upe garuan ndërsa 12 prej tyre u përgjodhën të ndiqnin programin intensiv 16-javor të Uplift Albania. Startupet u mentoruan nga Igor Madzov, Peter Brunner, Genti Selenica, Henrik Lezi, Eneid Lika, Kushtrim Shala, Kushtrim Xhakli, Rovena Beqiraj, Xhesika Lulaj, Reita Hackaj, Kamen Bankovski, Ina Haxhihyseni, Anxhela Mastori, Albion Isaj, Milos Matiç, Eli Zhabevska, Gert Boshnjaku, Eric Czuleger, Anila Golemi, Mirela Kolli, Andreas Rugova, Cameron Price, Fatjon Gjata, Arlind Haxhijaj, Anila Golemi, Driton Musolli, Ravik Mima, Patrik Fetahaj, Tomi Kallanxhi, Valer Pinderi etj.
Uplift Albania Demo-Day
Skena e madhe e Uplift Albania do të shkëlqejë më 23 Prill 2024 pranë ambienteve të Liceut Artistik “Jordan Misja” ku një komunitet i tërë jo vetëm themeluesish dhe start-upesh por edhe entuziastësh dhe ëndërrimtarësh do të festojë arritjet e 12 start-upeve pjesëmarrëse të edicionit të 5-të të programit të akselerimit.
Ky ngjarje unike fillon me një sesionin “Investor Connect – Speed Dating with Investors” ku secili start-up i Uplift Albania do të prezantojnë për 7 minuta përballë donatorëve por edhe investitorëve të ftuar. Pjesë e Investor Connect do të jetë një panel i përbërë nga VC-të dhe Angels clubs më prominente në rajon si: Julien Coustaury nga Fil Rouge Capital, Eli Zhabevska nga South Central Ventures, Mergim Cahani nga Gjirafa, Kamen Bankovski nga Planet Nine Ventures, Igor Madzov nga Nest, Ardian Hoxha nga Keiretsu Forum SEE, Rezart Lahi nga SmartVest Ventures, Diana Xhumari nga Tegeria etj.
Në Demo-Day do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre edhe Shefi i Bashkëpunimit nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri z. Hubert Perr, Ambasadori Gjerman në Shqipëri z. Karlfried Bergner, Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qendrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann, Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Murat Sahin, Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri Z. Luigi Mattirolo, Zv. Ambasadori i Zvicres në Shqipëri Z. Philipp Aenold, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhe dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj.
Juria e edicionit të 5-të të Uplift Albania përbëhet nga: z. Julien Coustaury nga Fil Rogue Capital Venture, znj. Eli Zhabevska nga South Central Ventures, z. Kamen Bankovski nga Planet Nine Ventures dhe Mërgim Cahani nga Gjirafa.
Për tu bërë pjesë e Uplift Albania Demo-Day ju ftojmë të regjistroheni duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://uplift.al/uplift-demo-day/
Axhenda e plotë e Demo-Day vijon si mëposhtë:
- 17:00 – 17:30 Fjalë Hapëse
- 17:30 – 19:00 Prezantim i startupeve në skenën e Demo-Day
- 19:00 – 19:30 Vlerësimi i Startupeve
- 19:00 – 19:30 Fjalim nga Lorenzo Ait
- 19:30 – 19:50 Shpallja e fituese dhe ndarja e çmimeve
- 19:50 – 20:30 Rrjetëzim/Koktail
Në Demo-Day disa prej start-upeve do të shpërblehen me çmime në vlerë totale prej 12,000 eurove, si dhe çmime të tjera surprizë.
Mbështetësit dhe Partnerët
Uplift Albania fuqizohet nga EU for Innovation, implementohet nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP, Star Venture dhe aktorë të tjerë lokalë dhe të huaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.