Mbyllet “Covid 2”, “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit si Sanatorium - Business Magazine Albania

Mbyllet “Covid 2”, “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit si Sanatorium

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetin, për të ofruar shërbimet si Spital Universitar i sëmundjeve të mushkërive. Lajmin e ka ndarë me mjekët dhe infermierët e spitalit Covid2 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke vlerësuar punën e tyre në këtë periudhë të vështirë.

“Tashmë erdhi momenti për të lajmëruar mbylljen e këtij spitali, si spital Covid2, pra si spital që trajton pacientët me Covid dhe rikthimin në normalitet, në shërbimet që ofron spitali universitar “Shefqet Ndroqi”. Të gjitha urgjencat e pacientëve me covid19 të Shqipërisë tashmë do të kalojnë në Spitalin Infektiv Covid1″, tha Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit me mjekët, Manastirliu tha se, pavarësisht rikthimit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në normalitet, harmonizimi i shërbimeve do të jetë funksional për rastet post- Covid dhe long- Covid, që kërkojnë trajtim të specializuar.

“Dua që këtu të siguroj të gjithë qytetarët se, pavarësisht faktit që kemi marrë këtë vendim, pra për të mbyllur spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, si spital që trajton rastet covid, kjo nuk do të thotë që harmonizimi i shërbimeve dhe brenda këtij spitali nuk do të jetë funksional, për ato raste post-covid apo covid-it të gjatë, të cilët do të kërkojnë një trajtim të specializuar. Sepse ajo çfarë na ka mësuar gjithë situata e pandemisë, ajo çfarë ne kemi kuptuar në të gjithë këtë vit e pak muaj, është që tashmë ne duhet të fillojmë të harmonizojmë të gjitha shërbimet tona, në funksion edhe të impaktit që vetë covid19 ka lënë”, tha Manastirliu.

Pavarësisht përmirësimit të situatës epidemiologjike, mbylljes së pavioneve Covid në spitalet rajonale dhe që nga sot edhe spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu tha se do të qëndrojmë në gatishmëri, për t’u rihapur sërish nëse do të ketë shtim të rasteve.

“Gjendja e gatishmërisë do të jetë, nëse do të kemi një shtim të rasteve dhe nëse do të kemi nevojë për ta rihapur këtë spital si spital që t’i shërbejë pacientëve me Covid, patjetër që ne tashmë kemi dhe eksperiencën, e kemi kryer dhe më parë, dimë se si bëhet, për t’u rikthyer në skenarët që mund të na sjellë apo implikojë një situatë, ku mund të ketë një shtim të rasteve për pacientët të cilët duhet të marrin trajtim në këtë spital të specializuar”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e madhe të stafeve mjekësore, Ministrja e Shëndetësisë tha se miratimi për përdorim emergjent i vaksinës Sinovac nga OBSH është një lajm i mirë dhe ritheksoi se vaksinimi nuk do të ndalet.

“Drita në fund të tunelit është më e dukshme se asnjëherë tjetër. Por do duhet të vijojmë të jemi vigjilentë. Programi kombëtar i vaksinimit do të vazhdojë. Dje patëm edhe një lajm të mirë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën e Sinovac, pra Coronavac, si një vaksinë të sigurt, efektive. Ne po vijojmë me ritme shumë të kënaqshme programin e vaksinimit, duke diversifikuar në mënyrë të vazhdueshme portofolin e vaksinave dhe do të vijojë të jetë objektivi jonë kryesor, vaksinim, vaksinim, vaksinim, pasi vetëm duke vaksinuar, ne mund të mbrojmë jetën e qytetarëve, ashtu sikurse e kemi bërë deri me sot, ku shihet që impakti i vaksinimit ka dhënë një efekt real mbi uljen e kurbës epidemike, uljen e rasteve në spitale, uljen e fataliteteve”, tha Manastirliu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0