Mbyllet aplikacioni Facebook Gaming - Business Magazine Albania

Mbyllet aplikacioni Facebook Gaming

Mbyllet aplikacioni Facebook Gaming

Meta ka filluar të njoftojë përdoruesit e aplikacionit Facebook Gaming se së shpejti nuk do të jetë më i disponueshëm. Në njoftimin e dërguar Meta tha se të dy aplikacionet, iOS dhe Android do të ndalojnë së funksionuari më 28 Tetor.

Meta gjithashtu do tu japë përdoruesve një shans për të shkarkuar të dhënat duke ju kujtuar se Facebook Gaming nuk do të zhduket plotësisht.
Përdoruesit tashmë duhet të shkojnë në tabin Gaming në aplikacionin kryesor të Facebook për të ndjekur livestream të krijuesve të preferuar.

Kompania lançoi një aplikacion gaming të dedikuar në 2020-ën për të konkurruar me Twitch dhe YouTube. Meta dizajnoi aplikacionin duke vënë theksin tek përmbajtjet e transmetuesve dhe bisedat në grup.

Por nuk shpjegoi se pse ka vendosur të mbyllë aplikacionin. Vitin e kaluar kompanitë analitike e vendosnin Facebook Gaming vetëm pas Twitch për orët e shpenzuara duke parë transmetimet live në platformë. indianexpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0