Mbikëqyrja Financiare me një platformë online për ankesat e qytetarëve - Business Magazine Albania

Mbikëqyrja Financiare me një platformë online për ankesat e qytetarëve


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka filluar këto ditë zbatimin e një regjistri të ri, si një platformë për depozitimin e ankesave të konsumatorëve. Platforma online e ankesave të qytetarëve krijon mundësinë për çdo konsumator dhe individ të bëjë ankesën e tij online për operatorët në raste shkelje e abuzimi në fushën e sigurimeve, etj.

Sipas AMF, kjo platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.

Fillimi i kësaj platforme të re është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoritetit.

“Mbrojtja dhe edukimi i konsumatorit dhe investitorit është prioritet” sipas  AMF.

Kliko Këtu për të parë hapat që duhet të ndiqni për depozitimin e një ankese dhe ndjekjen e saj në faqen zyrtare të AMF-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0