Gjatë vitit 2016 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 32.478 biznese, prej të cilave 30.867 janë shqiptare, 1.247 janë biznese të huaja, 301 janë më pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj dhe 63 përfshihen në kategori të tjera.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se, sot falë regjistrimit më të thjeshtë të bizneseve përmes QKB-së, ka nisur edhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë më të përmbledhur, duke reduktuar burokracinë dhe kostot e biznesit, si një vlerë e shtuar në kuadrin e lehtësirave për sipërmarrjet që bëjnë biznes.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto