Mbi 250 kompani të huaja kanë kërkuar informacion mbi Shqipërinë gjatë vitit 2016, me qëllim për të investuar në vendin tonë. Sipas agjencisë shqiptare të zhvillimit të investimeve “AIDA”, 10 projekte janë gati të fillojnë punë dhe investimi për secilën nis nga 3 milionë euro. Fushat e preferuara janë ato të manifakturës, bujqësisë, energjisë dhe turizmit.
“Relativisht çdonjëra prej tyre investon midis 3-6 milionë euro në varësi edhe të fazave të investimit. Fillimisht do të nisin me një nivel rreth 3 milionë euro, pasi kërkojnë të ndërtojnë vendin në të cilin do të krijohet fabrika, më pas makineritë, trajnimi i punonjësve, e kështu me radhë”, tha Genti Beqiri, drejtor ekzekutiv i “AIDA”-s.
Më serioze duken dy investime strategjike në fushën e turizmit me vlerë mbi 80 milionë euro, për të cilat ka interes nga sipërmarrës shqiptarë.
Dy investime strategjike kanë një vlerë të përafërt rreth 81.5 mln euro, të dyja në fushën e turizmit, dhe të dyja nga një grup investitorësh shqiptarë”, tha më tej Genti Beqiri.
Agjencia shqiptare e Zhvillimit të Investimeve është pika e parë e kontaktit për investitorët e huaj, por jo vetëm. Ajo administron dokumentacionin edhe për investimet strategjike, të cilat më pas miratohen nga qeveria.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.