Mbështetja tre vjeçare e "Swisscontact" për fuqizimin e gruas - Business Magazine Albania

Mbështetja tre vjeçare e “Swisscontact” për fuqizimin e gruas


Në kuadër të emisionit “Start Up” të RTV21, këtë javë u prezantua një përmbledhje e punës dhe aktiviteteve të organizatës zvicerane, PPSE “ SwissContact ” për fuqizimin ekonomik të gruas në çdo nivel gjatë këtyre tri viteve.

Të ftuara ishin përfaqësuesja nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Nertila Qarri – Gërguri, Edita Axhemi nga Organizata Afariste e Gruas– SHE-ERA, përfaqësuesja nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Leonora Kusari dhe Vildane Kelmendi, mentore nga programi “Women in Bussines”.

Qarri – Gërguri prezantoi projektin “Shtëpia ime, e drejta ime” që RrGGK-ja dhe “ Swisscontact ” kanë realizuar së bashku. Ky projekt ka pasur për qëllim regjistrimin e pronës së paluajtshme në emër të gruas apo në emër të të dy bashkëshortëve.

“E kemi parasysh që numri i pronave të regjistruara në emër të grave apo edhe në bashkëpronësi është mjaft i ulët edhe prandaj kemi dashur të ndikojmë në këtë pikë, duke pasur parasysh se kjo ndikon drejtpërdrejtë jo vetëm në fuqizimin e gruas, por edhe në fuqizimin e fëmijëve të familjes dhe që i jep asaj një stabilitet në familje dhe njëkohësisht edhe në shoqëri”, tha Qarri – Gërguri.

Sipas saj, ky projekt ka qenë përfitues për Rrjetin dhe Swisscontact-in, pasi fuqizimi i gruas është pikë në strategjinë e tyre.

Trajnimi dhe ndërmjetësimi për shërbimet e kujdesit dhe mirëqenies është projekti që SHE-ERA ka filluar ta implemetojë së fundmi në qytetin e Prishtinës, ku grupi i parë i grave ka filluar trajnimin, ka bërë të ditur Axhemi.

“Do të mbahen gjithsej gjashtë grupe të trajnimeve me nga 15 pjesëmarrëse. Gratë do të trajnohen nga trajner të organizatave AHED dhe CIPROF”, ka thënë Axhemi, duke shtuar se programi i kësaj të fundit është me etika edukative.

Nga ana e saj, Kusari që përfaqësoi organizatën që përkrah financiarisht projektet e grave ndërmarrëse në bashkëpunim me “SwissContact”,  tregoi faktorët që ndihmuan gratë të realizojnë synimet e tyre.

Kusari tha se para se të fillohet implementimi i projektit, dy organizatat kanë analizuar tre faktorë, por gjatë punës tre vjeçare kanë parë që ka faktorë tjerë që ndikojnë në sipërmarrje.

“Problemi i qasjes në financa, problemet sociale në shoqëri dhe i treti element ka qenë ajo që gratë kanë pasur pak njohuri në lidhje me aftësi sipërmarrjeje. Tani pas tri vjetëve ne shohim që kemi një grup të madh të grave që kemi suportuar, qoftë në qasje në financa apo edhe përmes trajnimeve të ndryshme. Problemet e para janë se gratë kërkojnë siguri para se të hynë në sipërmarrje dhe e dyta është se pak kanë informacion në lidhje me mundësitë e mbështetjes së grave,” tha Kusari.

Ajo tha se një problematikë tjetër jo pak e rëndësishme është edhe qasja e grave në banka.

“Në krahasim me botën mashkullore, meshkujt edhe nëse refuzohen disa herë nga bankat prapë tentojnë, janë më këmbëngulës, kurse tek gratë nëse ajo hyn në derën e bankës dhe nuk pritet mirë apo refuzohet herën e parë, e anashkalon këtë mundësi”, shtoi Kusari.

Sipas saj, këmbëngulshmëria dhe rrezikshmëria janë dy pjesë që e bëjnë një njeri sipërmarrës.

Ndërsa, Kelmendi tregoi funksionin e një mentori. Ajo tha se mentori është një mbështetës apo udhërrëfyes që ndihmon në krijimin e vetëbesimit që potencialin dhe idetë njeriu t’i zhvillojë në mënyrën më të mirë.

Ajo shpjegoi projektin e “Women in Bussines” në përkrahje të grave sipërmarrëse apo atyre që donin të fillonin këtë rrugëtim.

“Kemi mbajtur disa trajnime të disa moduleve që është menduar se janë të rëndësishme, module për zhvillimin strategjik, module për burime njerëzore, modulet për marketing dhe shitje, në bazë të atyre që vajzat kanë pasur mangësitë e tyre”, shtoi Kelmendi.

Burimi: 21 Media

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0