Po cilat teknologji po mbështeten dhe çfarë ka ndodhur deri më tani?
Për sa i përket realizimit të objektivit kombëtar, vendi është angazhuar të arrijë targetin prej 38% deri në vitin 2020. Shumë masa publike janë vënë në zbatim për të rritur investimet e energjisë me kosto më të ulët duke synuar të krijojnë një klimë sa më të favorshme për ndërtimin e impianteve prodhuese të energjisë deri në 798 MW (20-35%) brenda 2020.
Ndaj, është gati trefishuar kapaciteti për fotovoltaikë nga 50 në 120 MW dhe është më shumë se dyfishuar kapaciteti i prodhimit të energjisë me erë deri në 70 MW. Për investimet fotovoltaike, ku duhet të bëhet akoma më shumë, po rritet interesi. Ka nisur ndërtimi i parqeve të parë deri në 2 MW. Për ato me biomasë gjithashtu është ecur përpara në praktikë, siç edhe për erën po plotësohen matje më të sakta.
Lexo: Kur produkteve bio u jepet energji diellore
Megjithatë, nisur nga kostot më të ulëta në hidroenergjetikë, kapaciteti i mbuluar me tarifë mbështetëse fikse për prodhuesit deri në 15 MË mbetet më i larti. Brenda 2020 pritet të mbështetet prodhimi deri në 600 MW shtesë. Ndaj, janë në fazë ndërtimi 109 HEC-e me kapacitet 560 MW. Megjithatë, duhet theksuar se po shfaqen probleme në planet e tyre të biznesit, nisur nga fakti që shumë prej 284 HEC-eve ende nuk kanë avancuar me zhvillimet në praktike.
E ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme. Me këtë ligj, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Këto tarifa kanë nisur në fakt me projektin e Akërnisë. Por, si në shumë vende europiane, barra e mbështetjes do të kalojë tek përgjegjësit kryesorë të emetimit të CO2.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto