Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.
Lexoni: Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si famijeve edhe bizneseve
“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me radhë, sipas porosive”, tha Manastirliu në lidhjen direkte me stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
“Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje nga ana juaj. Do të shërbejë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lexoni: Bëhuni pjesë e nismës Adopto një Gjysh/e
Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në Spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.