Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer, Rama: Brenda shkurtit vijnë të tjerat - Business Magazine Albania

Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer, Rama: Brenda shkurtit vijnë të tjerat

1170 dozat e reja të vaksinës anti-COVID të kompania Pfizer kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri! Avioni me dozat e vaksinës është ulur në Rinas rreth orës 20:30, proces ky i gjithi i transmetuar “live” , pas kritikave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për mungesë transparence me vaksinat e sjella nga vendi mik. Dozat u pritën nga Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Në konferencën për shtyp, shefi i qeverisë sqaroi se shkak pse nuk është marrë doza e plotë është bërë vonesa nga vetë kompania. Ky fenomen është i përhapur tashmë në shumë vendet e Europës, ndërkohë që kompania Pfizer ka deklaruar se në gjysmën e shkurtit do të fillojë sërish shpërndarja, me kapacitet të plotë. Pikërisht, nisur nga kjo, Rama theksoi se Pfizer zotohet se brenda muajit shkurt, do të vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10700 apo të 30 mijë të tjera.

“Në javët në vijim, brenda shkurtit vijnë dhe dozat e angazhuara, qoftë 10 mijë e 750, qoftë 31 mijëshi. 41 mijë dozat që ishin të parashikuara në fund janar-shkurt janë të angazhuara nga Pfizer. Nëse do ketë ndryshime ju informoj. E rëndësishme ësthë që vaksinim vijon me të tjerët, sipas listët”. Kryeministri tha se, do të hyjmë në proces edhe për moshat më të thyera, sipas planit nga MSH”.

LEXO: Plani B nëse nuk vijnë vaksinat Pfizer në Shqipëri

Ai njoftoi po ashtu se qeveria është shumë afër finalizimit të kontratës me kompaninë AstraZeneca, e cila pritet të marrë miratimin e BE-së. “Jemi optimistë, jemi shumë optimistë dhe të ecim për skenarin e parë. Vaksinimi i gjithë atyre që duhet vaksinuar, apo kanë dëshirë, në 14 muaj. Akoma qëndron. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri muajt mars, prill, qershor, sepse scheduli kontraktual ësthë fleksibël. Nuk kemi varur veten vetëm tek Pfizer, as tek COVAX, as BE, as një palë, as palës tjetër. Kemi ndërkohë ndërveprim intensiv siç ju kam thënë me 3, tani janë 4 shtete brenda dhe jashtë BE, gjithmonë me synimin të garantojmë vaksinat perëndimore”, u shpreh ai.

Kryeministri e ka përjashtuar si mundësi marrjen e vaksinave nga Rusia dhe Kina, duke thënë se Shqipëria do të shohë nga perëndimi. “Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze, asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh.Nëse BE do të hapet ndaj këtyre vaksinave ne do të shikojmë këtë qasje”, tha Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0