Mbahet në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri - Poloni - Business Magazine Albania

Mbahet në Tiranë Forumi i Biznesit Shqipëri – Poloni


Dje me rastin e Vizitës së Kryeministres së Polonisë, Znj. Beata Szydlo, u zhvillua Forumi i Biznesit Poloni – Shqipëri. Kryeministrja e Polonisë në këtë vizitë u shoqërua me biznesmenë polakë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. 

Eventi u zhvillua në Hotel Plaza, në prani të institucioneve, bizneseve dhe kryeministrave të të dy vendeve. Suportin kryesor në organizimin e këtij eventi e dha AIDA dhe Dhomat e Tregtisë. Axhendën e aktivitetit e kryesuan me fjalën e tyre titullarët respektivë, përfaqësues të Agjensive të Zhvillimit të Investimeve, Z.Genti Beqiri për palën shqiptare dhe Z. Tomasz Pisula për palën polake, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Shqiptare dhe Polake, Znj. Ines Mucostepa dhe Z. Marek Kłoczko.

Aktiviteti u shoqërua me takime B2B me qëllim krijimin e një rrjeti të bizneseve, zgjerimin e kontakteve dhe shqyrtimin e mundësive për partneritet. Eventin e përshëndetën me fjalën e tyre Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama dhe Kryeministrja e Polonisë Znj. Beata Szydlo.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të AIDAs dhe përfaqësuesve të PAIIZ (Agjencisë Polake të Nxitjes së Investimeve) si dhe mes Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Polake dhe Shqiptare, ishte një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve tona dhe një konfirmim i vullnetit të mirë mes palëve.

 

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0