“Match4Industry” një mundësi e shkëlqyer bashkëpunimi për kompanitë shqiptare - Business Magazine Albania

“Match4Industry” një mundësi e shkëlqyer bashkëpunimi për kompanitë shqiptare


Në datat 2 dhe 3 Nëntor 2017 në Kocaeli, Turqi do të organizohet nga ABIGEM East Marmara, misioni i biznesit “Match4Industry”. Ky event organizohet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Enterprise Europe Network, Dhomën e Tregtisë në Kocael si dhe organizatat profesionale në mbështetje të biznesit.

Tarifa e pjesëmarrjes është 80 euro dhe përfshin:

  • Takimet e Biznesit
  • Asistencë para, gjatë dhe pas eventit
  • Transferta lokale në pikat e takimit
  • Përkthim anglisht në turqisht, turqisht në anglisht
  • Drekë, pije freskuese dhe darka gala

Bizneset shqiptare të interesuara për të qënë pjesë e këtij eventi përfitojnë akomodim dhe transport lokal falas nëse regjistrohen deri në datë 20 Tetor 2017.

Për më shumë informacion kontaktoni info@aida.gov.al ose vizitoni faqen e internetit: http://match4industry.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0