Një 35-vjeçar nga Atlanta u shpall fajtor pasi mashtroi punëdhënësin e tij duke i thënë se ishte infektuar me Covid-19.
Santwon Antonio Davis njoftoi pronarin e tij në muajin maj se kishte koronavirus. Menjëherë pas kësaj kompania ku ai punonte u mbyll dhe punonjësit u paguan pa shkuar në punë.
Kjo i kushtoi korporatës më shumë se 100 000 dollarë dhe detyroi punonjësit e tjerë dhe familjet e tyre të karantinoheshin.
“I pandehuri i shkaktoi humbje të panevojshme ekonomike punëdhënësit të tij dhe shumë shqetësime për bashkëpunëtorët e tij dhe familjet e tyre”, tha avokati i kompanisë.
Autoritetet zbuluan gjatë hetimeve, se kjo nuk ishte hera e parë që Davis mashtronte.
Ai po ashtu kishte paraqitur dokumente false për të përfituar para nga kompania për vdekjen e të birit, edhe pse nuk kishte fare fëmijë.
Rasti i tij po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit, ndërsa dënimi nuk është përcaktuar ende.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.