Masat e kursimit, akti normativ: Ndërpritet ndriçimi në akse rrugore, kufizim për temperaturën e kondicionerit, gjoba për administratorët - Business Magazine Albania

Masat e kursimit, akti normativ: Ndërpritet ndriçimi në akse rrugore, kufizim për temperaturën e kondicionerit, gjoba për administratorët

Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve. Gjithçka përcaktohet në Aktin Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që gjithsesi përjashton nga ky detyrim rrugët e qytetit.

Paralelisht, sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, institucioneve shtetërore iu ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit. Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masën 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.

Lexo edhe: Ministrja Balluku: Nuk do të ketë kufizime energjie gjatë dimrit

Masa administrative do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit te institucionit, administratorit te shoqërisë apo ndërmarrjes, qe ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse, në rast të mosarritjes së përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë. Edhe për shkeljen e detyrimin për ndërprerjen e ndriçimit në rrugë apo tejkalimit të gradëve të kondicionerit parashikohet gjobitja me 50 mijë lekë e titullarit.

Akti Normativ nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Ndërkohë që nuk përjashton mundësinë që Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, ne varësi te situatës të miratojë masa të detyrueshme për t’u zbatuar edhe nga klientët familjarë dhe jofamiljare privatë./ Projektligji

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0