Spark.me prezanton Marvin Liao si folësin e rradhës - Business Magazine Albania

Spark.me prezanton Marvin Liao si folësin e rradhës


Organizatorët e Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të marketingut dhe internetit në Europën Juglindore, që do të mbahet në 28-29 Maj në Budva, Mal i Zi, kanë konfirmuar  si folës në këtë event Marvin Liao. 

Marvini është partner i kompanive ndërkombëtare të investimit dhe përshpejtuesit të startup-eve, 500 Startups me bazë në Silicon Valley. Ai investon në median dixhitale, teknologjinë e reklamimit, në tregje dhe startup-e ndërkombëtare. Marvin Liao ka punuar për kompaninë Yahoo rreth 10,5 vjet. Ai ka pasur role të ndryshme në kompani si në departamentin e shitjeve zhvillimin e produktit, marketingut etj. Më parë se të punonte në Yahoo, ai ishte pjesë e një startup-i që merrej me tregti online. Marvini është pjesë e bordeve të kompanive të ndryshme që merren kryesisht me marketing dhe teknologji. Veç kësaj ai është mentor për shumë programe përshpejtuese startup-esh në Europë, Azi, Izrael dhe SH.B.A, ku ndihmon sipermarrjet e reja me shitjet, marketingun dhe gjetjen e partnerëve të rinj.

Ndryshe nga viti i kaluar, blogerët e interesuar nuk janë të limituar të aplikojnë vetëm me format të shkruar, por ata mund të përdorin audio dhe video në formën e një podkasti ose vlog ( video blog).

Në mënyrë që të aplikoni, blogerët, vlogerët, ose podkasterët duhet të shkruajnë një postim, të regjistrojnë një video ose podkast me temën “ Pse dua të marr pjesë në Spark.me?” dhe ta shpërndajnë me hashtag #SparkMe. Ata duhet të aplikojnë në adresën http://spark.me/2016/bloggers/. Data e fundit e aplikimit është 28 Shkurt, 2016. Lista e blogerëve zyrtarë të Spark.me do të publikohet në faqen e internetit në datën 15 Mars, 2016.

Spark.me sjell histori suksesi  nga bota e teknologjisë dhe biznesit. Kjo konferencë mbledh së bashku sipërmarrës, teknologë, marketerë, startup-e dhe entuziastë të teknologjisë dhe sipërmarrjes. Spark.me është një konferencë interaktive dy ditore e projektuar për t’ju frymëzuar, për të ngacmuar imagjinatën dhe për ta shndërruar idenë tuaj në një projekt të prekshëm.

Organizatorët e Spark.me do të shpallin folësit e tjerë javët që vijnë. Biletat e konferencës mund t’i gjeni në faqen e internetit  www.spark.me. Bileta e eventit kushton 250 €. Gjithsesi, organizatorët kanë nxjerrë në shitje 100 bileta me një çmim prej 80€ për blerësit e hershëm dhe 50 bileta për studentët me një çmim prej vetëm 50€. Numri i këtyre biletave ëshë i limituar dhe do t’ju shitet atyre që blejnë të parët. Biletat mund t’ju jepen personave të tjerë (“ndryshim i emrit të biletës), por nuk do të kenë mundësi rikthimi. Biletat e studentëve do të mund të blihen nga ata që vazhdojnë studimet bachelor, master, doktoraturë , mjafton të jenë 27 vjeç ose më të rinj.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja  teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0