Marrëveshja me FMN, Konfindustria: Të vlerësohen pasojat në ekonomi - Business Magazine Albania

Marrëveshja me FMN, Konfindustria: Të vlerësohen pasojat në ekonomi


Konfindustria vlerëson, se marrëveshja 3 vjecare ndërmjet Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar/FMN në termat kryesore të saj nuk ka prodhuar rezultatet pozitive të pritshme.

Konfindustria vlerëson, se para së gjithash zbatimi i marrëveshjes me FMN nuk ka mundur të sigurojë rritje ekonomike të mjaftueshme, që do të mund të justifikonte rritjen e ndjeshme të borxhit publik. Në 3 vitet e zbatimit të marrëveshjes rritja mesatare ekonomike vjetore nuk ka kaluar nivelin e 2.5% të PPB, ndërkohë që borxhi publik në fund të vitit 2016 përllogaritet ne 71% te PPB me një rritje prej 7-9%, varësisht mënyrës së vlerësimit. Sa më sipër do të thotë, se rritja ekonomike është mbështetur tërësisht në rritjen e borxhit dhe nuk garanton qëndrueshmëri fiskale dhe financiare në vitet në vijim. Duhet të theksojmë gjithashtu, se ndikim të ndjeshëm në rritjen ekonomike kanë dhënë menaxhimi i mirë i sektorit të energjisë, disa projekte strategjike të viteve të mëparshme si TAP, HEC e Devollit, etj, që janë në fazën e maturimit dhe/ose përfundimit dhe nuk do të mund të jenë kontribues në vetvete në afatmesëm.

Konfindustria vlerëson, se politika e rritjes së barrës fiskale për bizneset dhe qytetarët në këmbim të marrjes së borxhit, e parashikuar në marrëveshjen me FMN, ka ulur konkurencën rajonale të Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe të vendit, ka goditur mundësinë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe vështirëson formalizimin e ekonomisë kombëtare. Niveli i ulet historik i kreditimit të ekonomisë, punësimit dhe masës së investimeve të huaja në 3 vitet e fundit përfshi edhe nivelin relativisht të lartë të kredive me probleme, shprehin qarte sa më sipër.

Konfindustria mbështet në parim rekomandimet e FMN për qeverinë shqiptare për të ardhmen, por thekson, se vendi ka nevojë urgjente për politika të reja fiskale me kah ulës si edhe për politika të reja ekonomike, me qëllim bërjen të mundur të plotësimit të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0