Marketeri i Microsoft, Jason Miller është folësi i fundit i Spark.me 2019

Marketeri i Microsoft, Jason Miller është folësi i fundit i Spark.me 2019


Jason Miller, Drejtuesi i Marketingut në Microsoft EMEA dhe ish Kreu i Përmbajtjes dhe Marketimit Social për Shitjet dhe Zgjidhjet e Marketingut pranë LinkedIn, është folësi i fundit që do të jetë i pranishëm gjatë konferencës Spark.me.

Jason është i fokusuar në ndërtimin e brandit të Microsoft si dhe kërkimit në marketing dhe inteligjencë artificiale për marketerët. Ai kaloi gjashtë vjet duke krijuar motorin e përmbajtjes dhe kërkesës që do të rriste globalisht LinkedIn Marketing Solutions për t’u bërë shumë shpejt një biznes me vlerë 700 milionë dollarë. Jason është arkitekti pas franchise-it të LinkedIn “Sophisticated Marketer”, fushata më e suksesshme në historinë e Marketing Solutions. Ai rrëmbeu dhe çmimin për fushatën më të mirë të përmbajtjes në Content Marketing Award 2018.

Jason është profesor për strategjinë e marketingut në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, autor bestseller i “Welcome to the Funnel: Proven Tactics to Turn Your Social Media and Content Marketing up to 11” dhe finalist në vitin 2018 për çmimin Marketeri i Vitit për Përmbajtjen.

Kliko këtu për t’u njohur me të gjithë folësit e Spark.me 2019: https://bit.ly/2WZPMSK

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.meÇmimi i plotë i biletës është 300 €.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0