Markat më të vlefshme në çdo vend të botës - Business Magazine Albania

Markat më të vlefshme në çdo vend të botës


Marka më e vlefshme në botë është në pronësi të një kompanie që me shumë gjasa ju ndërveproni me të çdo ditë. Në fakt, ju mund ta keni hapur këtë web faqe dhe ta keni përdorur atë.Kjo markë është Google – dhe ajo dominon në internet me një pjesë të tregut të kërkimin në 64%, ndërsa gjeneron rreth 41% të të gjitha të ardhurave nga reklamat dixhitale në nivel global.

Sipas listës më të fundit të vitit 2017 “Brand Finance”, vlera e markës Google është rritur kohët e fundit në 109.5 miliardë $, e cila i zë vendin prej 107.1 miliardë dollarësh markës së Apple nga kreu i listës.

Marka më e vlefshme në çdo vend

Infografiku i sotëm vjen nga “HowMuch.net”, një site për informacionin e kostove. Ajo tregon markat më të vlefshme për dhe ka vendosur për çdo vend vlerën e kësaj kompanie në dollarë.

Është interesante të theksohet vlera nga vendi në vend.

Google është marka më e vlefshme në botë në 109 miliardë $ – dhe është ndjekur nga marka të tjera të SHBA-së si Apple (107.1 miliardë $) ose Amazon (106.4 miliardë $). Megjithatë, ka vetëm dy marka me vlerë të lartë që nuk janë në SHBA, konglomerati i Koresë së Jugut Samsung (66.2 miliardë $) dhe Banka Kineze ICBC (47.8 miliardë $).

Dy prodhues makinash gjithashtu renditen mjaft lart. Toyota e Japonisë dhe BMW e Gjermanisë të dyja kanë vlerësime të rëndësishme në 46.3 miliardë $ dhe 37.1 për miliardë $.

Pas kësaj, kemi një rënie mjaft të madhe në vlerë për shumicën e vendeve të tjera. Markat e larta në vende si Kanadaja, Italia, Zvicra, Australia, Rusia, India dhe Spanja nuk e kalojnë vlerën e 20 miliardë $. Në të gjithë kontinentin e Amerikës së Jugut, marka më e vlefshme është Itaú i Brazilit, një bankë me një vlerë marke prej vetëm 6.9 miliardë $.

Me llogaritjet tona, 76 e top 100 markave nuk janë në asnjë nga vendet e Shteteve të Bashkuara, Kinë apo Japoni.

most-valuable-brands

burimi: BusinessInsider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0